KE: Shqipëria, punë e keqe në grumbullimin e të ardhurave

KE: Shqipëria, punë e keqe në grumbullimin e të ardhurave

62
0
Shares

Komisioni Europian konstatoi se Shqipëria ka punuar keq në drejtim të grumbullimit te të ardhurave buxhetore. Në raportin tremujor për zhvillimet ekonomike në vendet kandidate, Komisioni Europian vëren se nga janari deri në nëntor, të ardhurat buxhetore vijuan keq duke u reduktuar shumë poshtë objektivit.

Raporti vëren se mungesa u shkaktua kryesisht nga të ardhurat më të ulëta se sa priteshin nga TVSH-ja (3.8% nën plan) dhe akcizës (10.2% më pak).

Megjithatë, shkalla në të cilën nuk janë realizuar shpenzimet ka qenë edhe më e madhe më me 7.9%. “Mungesa e shpenzimeve është me bazë të gjerë, duke ndikuar shpenzimet operative, shpenzimet për sigurimet shoqërore dhe shpenzimet e qeverisë lokale, por kontributi më i madh erdhi nga mosrealizimi i shpenzimeve kapitale (18.2% më poshtë objektivit), duke treguar për problemet e vazhdueshme në lidhje me menaxhimin e investimeve publike”, thuhet në raport.

Në përgjithësi, deficiti buxhetor në njëmbëdhjetë muajt e parë ishte 40% më e ulët se sa ishte planifikuar dhe arriti në 1.7% të PBB-së. Megjithatë, borxhi publik ka vazhduar të rritet. Pas një rritje 10.5% në terma vjetorë, borxhi publik (duke përfshirë garancitë) qëndroi në 73.6% të PBB-së në tremujorin e tretë.monitor

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY