Fier, policia parandalon një krim në familje

Fier, policia parandalon një krim në familje

72
0
Shares

Policia e Fierit ka arritur në kohë dje të parandalojë një krim në familje duke arrestuar pak caste para vrasjes së planifikuar
-Ervin Saliaj, 27 vjeç, banues në lagjen “29 Nëntori” Fier.

Ndalimi i tij u bë pasi rreth orës 17:00, në lagjen “Apollonia” Fier, në ambientet e një agjensie udhëtimesh, ka kanosur për jetën ish bashkëshorten, shtetasen E.S, 27 vjeçe, banuese në lagjen “8 Shkurti” Fier, punonjëse në këtë agjensi.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar patrulla e policisë duke bërë të mundur neutralizimin e autorit dhe ndalimin e tij.

Nga martesa çifti i divorcuar kanë një fëmijë tre vjeç, për të cilin gjykata ka vendosur të mbahet nga nëna, por shtetasi Ervin Saliaj e mban vetë dhe nuk e kthen në kundërshtim me vendimin e gjykatës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje”, “Kanosje serioze për hakmarrje”, “Marrja e padrejtë e fëmijës” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY