Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Lulzim Basha kritikon ndryshimet kushtetuese të 2008: U tradhtuan!

26/01/2016
Lulzim Basha kritikon ndryshimet kushtetuese të 2008: U tradhtuan!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha kritikoi sot për herë të parë ndryshimet kushtetuese të viti 2008 të cilat u dhanë fuqi të madhe drejtuesve të partive politike për të seleksionuar kandidatët për në parlament. “Në 2008 ndryshimet kishin qëllim që të kishte kandidatë të pastër dhe më të mirët u tradhtua. U futën kriminelë”.

Duke folur për korrupsionin zgjedhor ai denoncoi në sy të Ramës dhe të Metës që ndodheshin në të njëjtën tavolinë, korruptimin dhe vjedhjen e votimeve në Shqipëri.

“Armiku i zgjedhjeve sot është korrupsioni zgjedhor. Nga një shqetësim në të shkuarën është kthyer në një problem të madh. Në 2013 u testua tregu i votës. Rasti ishte zgjedhjet e Korcës që u blenë votat në masë me skemën e shpërndarjes së parasë.

Në 2015 ka skemë industriale të blerjes së votës”, tha Basha.

Në vijim ai theksoi problemet e rënda të zgjedhjeve në Shqipëri. “Sot një votë ka çmim, një zonë ka cmim një kandidat ka cmim. Sot blihen vëzhguesit, kriminelët, mediat duke përdorur mjetet e qeverisë. Ky është pushteti i fituar me cdo cmim”, tha ai.

Ai solli si shembull fushatën e Erjon Velisë. “Kandidati i shumicës për bashkinë e Tiranës përdori miliona euro për reklamë. Ai duhej të deklaronte burimin ekëtyre parave. Ekspertët e matën kohën e reklamova dhe shkonte në 1.8 milionë euro”, tha Basha.

“Pushteti korrupton. Pushteti i madh korrupton shumë dhe pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute”, tha ai.

Korrupsioni zgjedhor dhe blerja e votës janë sot sekrete publike. Të gjithë flasin për këtë por në tavolina si këto nuk thonë gjë. Në media kur flet opozita analistët e qeverisë qeshin.

Për kryetarin e PD-së, rekomandimet e OSBE/ODIHR është minimumi i standardeve që duhet realizuar.

Pushteti politik pjell korrupsionin politik, ky i fundit korrupsionin zgjedhor e kështu me rradhë.

Dy janë burimet kryesore të financimit të korruptimit zgjedhor, tenderat e korruptuar dhe paratë e krimit të organizuar. Për të dytin kemi bërë një hap të madh përpara, ligji për dekriminalizimin. Është një gjysëm hapi, tha shefi i opozitës në vijim.

Duke përfunduar Basha tha se në këto kushte pushteti nuk mund të bëjë zgjedhje kështu që ne kërkojmë zgjedhje të parakohshme me një qeveri teknike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Zjarri përfshin disa fshatra në Fier, evakuohen 11 familje; dy persona në hetim

Zjarri përfshin disa fshatra në Fier, evakuohen 11 familje; dy persona në hetim

05/07/2026
AURON TARE/ Kryeministri dhe Porto Palermo

AURON TARE/ Kryeministri dhe Porto Palermo

05/07/2026
“Der Spiegel” për protestat në Shqipëri: Lëvizje në shkallë të gjerë kundër qeverisë

KLODIAN TOMORRI/ Mbi denigrimin e deputeteve nga veza dhe domatja

05/07/2026
DITA 35/ Protestë madhështore në Tiranë: Nuk ikim më, ikni ju!

DITA 35/ Protestë madhështore në Tiranë: Nuk ikim më, ikni ju!

04/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zjarri përfshin disa fshatra në Fier, evakuohen 11 familje; dy persona në hetim

Zjarri përfshin disa fshatra në Fier, evakuohen 11 familje; dy persona në hetim

05/07/2026
AURON TARE/ Kryeministri dhe Porto Palermo

AURON TARE/ Kryeministri dhe Porto Palermo

05/07/2026
“Der Spiegel” për protestat në Shqipëri: Lëvizje në shkallë të gjerë kundër qeverisë

KLODIAN TOMORRI/ Mbi denigrimin e deputeteve nga veza dhe domatja

05/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.