Shqiptari me 4 kg kokainë nga Sao Paolo drejt Tiranës, arrestohet në...

Shqiptari me 4 kg kokainë nga Sao Paolo drejt Tiranës, arrestohet në Zyrih

96
0
Shares

Policia zvicerane ka ndaluar në aeroportin e Zyrihut, një të ri shqiptar me 4 kg kokainë. Sipas medieve zvicerane, mësohet se droga ishte fshehur në bagazhet e 26-vjeçarit, i cili vinte nga Sao Paolo (Brazil).
Shqiptari ishte tranzit në Zvicër, pasi nga aeroporti i Zyrihut ai do të udhëtonte për në Tiranë më pas.
Në zonën e tranzitit, në aeroport, ai u ka rënë në sy policëve si person i dyshimtë. Për këtë ata kanë ushtuar kontroll në bagazhet e tij ku zbuluan kokainën.
Shqiptari e kishte fshehur drogën duke e shpërndarë atë në xhepat e jashtëm të disa çantave për gra që mbante në valixhe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY