Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Reforma në Drejtësi, a mendojnë gjermanët si opozita në Tiranë

10/02/2016
Reforma në Drejtësi, a mendojnë gjermanët si opozita në Tiranë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ne foto Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Drejtësisë, Christian Lange

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Drejtësisë, Christian Lange thotë se reforma në drejtësi nuk duhet të varet nga mazhoranca e momentit, ndërkohë lidhur me Byronë e Hetimit, qëndrimi i tij afron me atë të opozitës në Tiranë e cila kërkon që ky institucion të jetë i baraslarguar nga institucionet qeveritare.

Opozita, që duket se nuk ka besim tek qeveria Rama këmbëngul, madje ajo e akuzon atë se po kërkon të verë nën kontroll sistemin e drejtësisë. Si i shikoni shqetësimet e opozitës për Këshillin e Lartë të Drejtësisë?

Eshtë politikë dritëshkurtër të llogarisësh me suksesin afatshkurtër të mazhorancës që ke në dorë aktualisht, sepse një reformë e drejtësisë apo ndryshime në kushtetutë nuk bëhen vetëm për nesër, por për një kuadër ligjor të rezistueshëm në kohë. Prandaj këto ndryshime nuk duhet të jenë të varura nga mazhorancat politike të momentit.

Ju folët për depolitizimin, por sëmundja e vjetër e drejtësisë në Shqipëri është kapja nga politika, – cilat mekanizma do ta ndihmonin drejtësinë të kishte pavarësinë dhe si i ka dalë Gjermania të mbajë larg influencën e politikës nga drejtësia?

Për Shqipërinë kjo reformë do të thotë njëherë një moment kthese kulturore, po të kujtojmë në të kaluarën korrupsionin dhe patronazhin ekonomik. Por ky moment kthese në kulturën e drejtësisë duhet të fillojë një ditë, e më e mira do të ishte me reformën në drejtësi e ndryshimet kushtetuese. Kjo risjell në tavolinë edhe njëherë atë që kam përmendur disa herë, konsesusin politik.

Në Shqipëri ka debat për Byronë Kombëtare të Hetimit, konkretisht për varësinë institucionale të tij. Variantet janë nga më të ndryshmet: Flitet për policinë, njësinë antikorrupsion deri tek varësia nga prokuroria. Si do mund të garantohej më mirë pavarësia e kësaj byroje?

N Gjermani kemi shembullin e krijimit të një autoriteti të pavarur, që veproi përtej gjyqësisë e prokurorisë ishte jashtë ministrive, e kam fjalën për autoritetin e hapjes së dosjeve të RDGJ-së, që ne e njohim si autoriteti „Gauck“ – (mban emrin e drejtuesit të parë të këtij autoriteti, Joachim Gauck, sot president i Gjermanisë) ky institucion e kreu në mënyrë të shkëlqyer misionin që iu dha. Shembuj të tillë ka edhe në vende të tjera.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bloomberg: NATO mund të mos zhvillojë samitin e vitit 2027 në Shqipëri

Bloomberg: NATO mund të mos zhvillojë samitin e vitit 2027 në Shqipëri

08/07/2026
Rama mbron financimin e koncertit të Kanye West: 4 milionë euro për të mos turpëruar Shqipërinë

Rama mbron financimin e koncertit të Kanye West: 4 milionë euro për të mos turpëruar Shqipërinë

08/07/2026

SPAK dërgon për gjykim grupin Hoxhosmani, 15 pjesëtarë të organizatës, shitën 8.1 ton narkotikë

08/07/2026
Bardhi për pagesën e koncertit të Kanye West: Shqiptarët nuk duhet të paguajnë për një aktivitet privat

Bardhi për pagesën e koncertit të Kanye West: Shqiptarët nuk duhet të paguajnë për një aktivitet privat

07/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bloomberg: NATO mund të mos zhvillojë samitin e vitit 2027 në Shqipëri

Bloomberg: NATO mund të mos zhvillojë samitin e vitit 2027 në Shqipëri

08/07/2026
Rama mbron financimin e koncertit të Kanye West: 4 milionë euro për të mos turpëruar Shqipërinë

Rama mbron financimin e koncertit të Kanye West: 4 milionë euro për të mos turpëruar Shqipërinë

08/07/2026

SPAK dërgon për gjykim grupin Hoxhosmani, 15 pjesëtarë të organizatës, shitën 8.1 ton narkotikë

08/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.