Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DEKLARATAT/ TIA po i shitet një grupi kinez, ministri Ahmetaj gënjen për heqjen e monopolit të fluturimeve

11/02/2016
DEKLARATAT/ TIA po i shitet një grupi kinez, ministri Ahmetaj gënjen për heqjen e monopolit të fluturimeve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dje, Drejtori i Përgjithshëm i Tirana International Airport (TIA), Rolf Castro-Vasquez, u shpreh për Monitor.al se TIA nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje me qeverinë shqiptare për heqjen apo kufizimin e monopolit të fluturimeve ndërkombëtare që gëzon Aeroporti i Rinasit deri në vitin 2025.
Drejtori pranoi se ka prej kohësh ka negociata të vazhdueshme me qeverinë për këtë çështje, por ende nuk është arritur ndonjë zgjidhje e kënaqshme për të dyja palët.
Pohimi i Zotit Castro-Vasques përgënjeshtron deklarimin e ministrit të ekonomisë Arben Ahmetaj i cili, para një jave, deklaroi para deputetëve të Komisionit të Ekonomisë në Kuvend se qeveria kishte mbyllur marrëveshjen me TIA-n për të kufizuar eksluzivitetin e fluturimeve ndërkombëtare në një zonë me rreze 100 kilometra nga Rinasi.
Në fakt, Zoti Ahmetaj ka shpallur të paktën katër here, brenda më pak se një viti, arritjen e marrëveshjes me TIA-n, por në të gjitha rastet pohimet e tij kanë qenë të gënjeshtërta.
Ndërkohë, një tjetër zhvillimi i rëndësishëm duket se mund ta bëjë të vështirë, të paktën për momentin, ndryshimin të marrëveshjes koncesionare me TIA-n.
Një kompani kineze është duke negociuar për blerjen e kompansië TIA. Negociatat, që po zhvillohen prej muajsh, kanë përparuar mjaftueshëm sa tashmë konsiderohet e sigurtë që blerja do të mbyllet me sukses.
Në këto kushte, duket se ka pak gjasa që aksionerët aktualë të TIA-s të duan të heqin dotë nga një aset i rëndësishëm para shitjes gjë që do të ulte çmimin e shitjes së TIA-s.
Ministri Ahmetaj dhe qeveria nuk kanë komentuar asnjëherë mbi këtë fakt dhe po e mbajnë të fshehtë. Është e paqartë nëse qeveria shqipatre duhet të japë dakordësinë e saj për çdo ndryshim të pronësisë së TIA-s.

Disa nga deklaratat e Ministrit Arben Ahmetaj në lidhje me marrëveshjen e supozuar të qeverisë me TIA-n

3 maj 2015, Komisioni i Ekonomisë në Kuvend

“Brenda 2 muajve do të hiqet ekskluziviteti i fluturimeve nga aeroporti i Rinasit. Kjo i jep mundësi hapjes së aeroporteve në jug”.

13 shtator 2015, intervistë me gazetarin Ilir Babaramo

“Së bashku me Ministrin Haxhinasto besojmë, në krye të dy javëve, do deklarojmë zyrtarisht që kemi rënë dakord me koncesionarin për heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve ndërkombëtare. Menjëherë pas kësaj do të fillojmë me Kukësin; them me kënaqësi që ka kërkesa edhe për aeroportet e jugut”.

22 dhjetor 2015, takim me operatorët turistikë

“Ne kemi rënë dakord me koncesionarin e Rinasit për liberalizimin e fluturimeve ndërkombëtare dhe kemi kërkesa konkrete për aeroporte ‘low cost’ edhe në Sarandë, edhe në Vlorë. Jam duke folur për kërkesa konkrete. Marrëveshja me koncesionarin po kalon në qeveri dhe Parlament”.

2 shkurt 2016, Komisioni i Ekonomisë në Kuvend

“Negociatat janë mbyllur me sukses. Dosja është çuar tek bordi i koncesionarit. Do të hiqet ekskluziviteti për një rreze 100 km. Presim oferta për ndërtimin e aeroporteve lokale”.

“Exit”

 

Për më shumë mund të lexoni edhe …

Koncesioni i Rinasit, drejtori i TIA “nxjerr zbuluar” ministrin Arben Ahmetaj
/web/Koncesioni_i_Rinasit_drejtori_i_TIA_nxjerr_zbuluar_ministrin_Arben_Ahmetaj_14069_1.php

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qeveria propozon këshill censure për median në internet

Ja çfarë shkruan për protestën  ‘iraniani’ i Surrelit që hodhi gaz të skaduar mbi qytetarët

25/01/2026
Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

25/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026
Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

24/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qeveria propozon këshill censure për median në internet

Ja çfarë shkruan për protestën  ‘iraniani’ i Surrelit që hodhi gaz të skaduar mbi qytetarët

25/01/2026
Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

25/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.