AXHENDA/ Ja takimet e Sekretarit Kerry në Tiranë, shmang Ilir Metën

AXHENDA/ Ja takimet e Sekretarit Kerry në Tiranë, shmang Ilir Metën

45
0
Shares

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry do të mbërrijë në vendin tonë të dielën e 14 shkurtit 2016, në orën 9 00.

Mirëseardhjen në aeroportin “Nënë Tereza” do tja japë Presidenti i Republikës Bujar Nishani, me të cilin do të zhvillojë edhe takimin në ambientet e aeroportit.

Po në ambientet e aeroportit John Kerry do të takohet me homolgun shqiptar Ditmir Bushati ku do të kenë mundësi edhe për fotot zyrtare të takimit.

Më pas Kerry dhe delegacioni amerikan do të shkojë në Kryeministri fillimisht për një takim dy palësh mes Kryeministrit Rama dhe John Kerry.

Me vone do të ketë një takim më të zgjeruar mes dy delegacioneve po në godinën qeveritare.
Kerry dhe Rama do të kenë një deklaratë për shtyp në përfundim të bisedimeve, por nuk do të lejohen pyetje nga gazetarët.

Prej aty Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry do të takohet me Kryetarin e PD Lulzim Basha dhe disa deputetë të PD

Takimi përmbyllës i vizitës treorëshe të Kerry-t në Tiranë do të jetë me disa të rinj ku pritet të përcjellë mesazhe për të ardhmen dhe sfidat e Shqipërisë. Ndërkohë që në këtë takim të tijin në Tiranë, sekretari amerikan i shtetit Kerry ka shmangur kryeparlamentarin Meta. Ai nuk do të takohet më të gjatë vizitës në Shqipëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY