Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Sekretari John Kerry në Tiranë, kryeqyteti blindohet për 3 orë

12/02/2016
Sekretari John Kerry në Tiranë, kryeqyteti blindohet për 3 orë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Vizita triorëshe e sekretarit amerikan të shtetit John Kerry në Tiranë, ditën e dielë, pritet të shoqërohet me masa të forta sigurie.
Që pas uljes së avionit të tij në Aeroportin e Rinasit rreth orës 09.00 të mëngjesit, ku do të pritet nga kreu i shtetit Bujar Nishani, disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit do të bllokohen deri në përfundimin e vizitës.
Policia e Tiranës mësohet se ka marrë masa shtesë të një niveli maksimal, për të garantuar mbarëvajtjen e vizitës së zyrtarit të lartë amerikan. Duke nisur që nga Qafë-Kashari, në vijim, pjesa e autostradës Tiranë-Durres, segmenti i Laprakës, Rruga e Durrësit dhe Bulevardi Dëshmorët e Kombit do të bllokohen plotësisht si për mjetet ashtu edhe për këmbësorët.
Po në këto akse nuk do te lejohet parkimi i makinave, ndërsa burime nga policia bëjnë me dije se do të devijohet trafiku edhe për mjetet e transportit publik. Po ashtu të gjitha rrugët do të patrullohen në të dyja krahët nga qindra efektivë të Policisë së Tiranës dhe Gardës së Republikës.
Ashtu si në vizitat e zyrtarëve të lartë të kohëve të fundit, si kancelarja Merkel apo kryeministri serb Vuçiç, eskorta e sekretarit Kerry pritet të shoqërohet nga Rinasi drejt kryeqytetit nga një helikopter i ushtrisë, i cili do të monitorojë situatën nga ajri.
Gjithsesi policia e Tiranës pritet të bëjë publike ditën e shtunë planin e detajuar të masave të sigurisë që sipas informacioneve, është i nivelit të vitit 2007, kur Shqipërinë e vizitoi presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush.
Sekretari i Shtetit do te takohet me kryeministrin Rama ne selinë e Qeverisë dhe me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha pak metra më tutje, në Hotel Rogner.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

06/05/2026
Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

06/05/2026
Lapaj, akuza policisë për arrestimin e fermerit nga Korça: Hajdutët kthehen në zyrë, të rinjtë zvarriten në protestë

Policia e Vlorës paketon për në Spanjë Kananaj, pse po kërkohet nga Madridi

06/05/2026
Ceremoni për nderimin e Servet Pëllumbit, përcillet me mirënjohje e respekt për në banesën e fundit

Ceremoni për nderimin e Servet Pëllumbit, përcillet me mirënjohje e respekt për në banesën e fundit

06/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

06/05/2026
Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

06/05/2026
Lapaj, akuza policisë për arrestimin e fermerit nga Korça: Hajdutët kthehen në zyrë, të rinjtë zvarriten në protestë

Policia e Vlorës paketon për në Spanjë Kananaj, pse po kërkohet nga Madridi

06/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.