Minë mikut të tij, vrasja e paralajmëruar e Xhevahir Brashës

Minë mikut të tij, vrasja e paralajmëruar e Xhevahir Brashës

63
0
Shares

Vrasja e Xhevahir Brashës në Fllakë të Durrësit pak ditë më parë është paralajmëruar përmes një eksplozivi që u vendos në objektin e mikut të tij po në fshatin Fllakë.

Në qendër të kësaj hakmarrje është sherri në të cilin Xhevahir Brasha dhe një shok i tij u përfshinë pak vite më parë në Londër me një banor tjetër nga Hasi të cilit më pas i prenë veshin.

Historitë ndoqën më pas njëra tjetrën duke keqësuar raportet. Bashkëshortja e të lënduarit dështoi fëmijën. Gjithashtu, disa muaj më pas, shokut me të cilin ndodhej Brasha në momentin që i prenë veshin bashkëfshatarit të tyre, i vendosin minë antitank në objektin në ndërtim e sipër, që zotërohej nga ai, po në Fllakë.

Mësohet se një pjesë e të afërmve të palës tjetër, të cilët jetojnë në Fllakë, janë shoqëruar nga Policia e Durrësit. Ndërkohë, vijojnë hetimet edhe në pista të tjera.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY