Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Qethja zero e fëmijëve, një dhunim psikologjik

13/02/2016
Qethja zero e fëmijëve, një dhunim psikologjik
Share on FacebookShare on Whatsapp

Specialiste në fushën e edukimit dhe drejtuese e kopshtit “Topshti” Afërdita Kolitari Rada, mban një qëndrim publik për një nga zakonet më të vjetra të shqiptarëve, atë të qethjes së fëmijëve zero në moshën një vjeç. Një mit i pabazuar në asnjë të dhënë shkencore se kjo qethje i nxjerr flokët e rinj dhe më të shëndetshëm.

Jo vetëm që kjo qethje nuk i ndryshon flokun fëmijëve, por sipas specialistëve është një dhunim psikologjik i tyre.

“Mjaft fëmijë po traumatizohen dhe dhunohen nga qethja e flokëve në nivel zero. Ky proces është i dhunshëm, me pasoja afatgjata në psiqikën e fëmijës. Fëmija e di se flokët janë organ. E si e tillë, nëse lind nevoja se flokët duhen shkurtuar pak (nëse bien mbi sy), fëmija duhet përgatitur një muaj përpara. Fëmijës i flitet, i shjegohet derisa ai të jetë gati ta përballojë këtë proces, duke minimizuar prerjen në zero, dhe çdo lloj traume e mungese respekti ndaj tij. Më kujtohen dhjetëra fytyra fëmijësh të trishtuara kur janë bërë qeros. E shumë prindër që i gënjenin teksa thoshin – sa e/i bukur je bërë. Fëmijët nuk janë budallenj. Ata e kuptojnë mjaft mirë që qethja e tillë i shëmton”, shkruan znj. Kolitari duke ndarë opinionin e saj me publikun.

Çfarë thotë shkenca për këtë gjë?

Shkenca pranon se kjo qethje nuk ka asnjë efekt në trashësinë apo dendësinë e flokut. Flokët rriten përmes folikulit që gjendet brenda lëkurës së kokës dhe ajo që tentoni të bëni në sipërfaqe të kokës nuk ndikon aspak në zhvillimin e flokëve brenda folikulit.

Kur flokët e rruara rriten sërish njëlloj, mund të keni ndjesinë se janë më të trasha sepse skajet e qimeve pas rrojes apo prerjes, janë të gjatësisë së njëjtë. Qimet individuale kalojnë përmes një cikli rritës dhe ndalues, gjë që është arsyeja pse qimet rriten në mënyrë natyrale dhe janë të gjatësive të ndryshme.Duhet të dini se ndodh që foshnjat të humbin një pjesë të flokëve, apo edhe të gjitha, zakonisht rreth muajit të katërt. Qimeve të reja u duhet pak kohë deri sa të rriten dhe kur të dalin, ato mund të jenë të ndryshme, madje edhe ngjyrë e re. Por floku i fëmijës varet kryesisht nga faktori gjenetik, pra çfarë ka trashëguar nga prindërit. /bebja.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 39/ “Ne nuk na kërcehet, ne na protestohet”, i riu: Kur Shqipëria digjet, ne luftojmë

DITA 39/ “Ne nuk na kërcehet, ne na protestohet”, i riu: Kur Shqipëria digjet, ne luftojmë

08/07/2026
Bardhi, Këlliçi dhe Kaso në Parlamentin Europian: Akuza ndaj qeverisë për korrupsion, zgjedhjet dhe demokracinë

Bardhi, Këlliçi dhe Kaso në Parlamentin Europian: Akuza ndaj qeverisë për korrupsion, zgjedhjet dhe demokracinë

08/07/2026
Bloomberg: NATO mund të mos zhvillojë samitin e vitit 2027 në Shqipëri

Bloomberg: NATO mund të mos zhvillojë samitin e vitit 2027 në Shqipëri

08/07/2026
Rama mbron financimin e koncertit të Kanye West: 4 milionë euro për të mos turpëruar Shqipërinë

Rama mbron financimin e koncertit të Kanye West: 4 milionë euro për të mos turpëruar Shqipërinë

08/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 39/ “Ne nuk na kërcehet, ne na protestohet”, i riu: Kur Shqipëria digjet, ne luftojmë

DITA 39/ “Ne nuk na kërcehet, ne na protestohet”, i riu: Kur Shqipëria digjet, ne luftojmë

08/07/2026
Bardhi, Këlliçi dhe Kaso në Parlamentin Europian: Akuza ndaj qeverisë për korrupsion, zgjedhjet dhe demokracinë

Bardhi, Këlliçi dhe Kaso në Parlamentin Europian: Akuza ndaj qeverisë për korrupsion, zgjedhjet dhe demokracinë

08/07/2026
Bloomberg: NATO mund të mos zhvillojë samitin e vitit 2027 në Shqipëri

Bloomberg: NATO mund të mos zhvillojë samitin e vitit 2027 në Shqipëri

08/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.