Blushi dhe Balla gjate momentit te debatit
Taulant Balla nuk do të kishte dashur të ndodhej në të njëjtën qendër votimi me Ben Blushin pikërisht në atë kohë kur ky i fundit rrethuar nga dhejtra kamera televizive dhe gazetare po deklaronte për trupimin e votimit në interes të grupeve të sigurta të Ramës.
Dukej qartë situata e vështirë e Ballës i cili pothuajse nuk iu përgjigj ofensivës së Blushit.
Dialogu:
Blushi-Ballës: Në 2007 kreu i qarkut votoi për presidentin e Saliut. Bëni deputet bukuroshin e Saliut. Më vjen keq që ka kaos për listat, lista nuk i përgjigjet interesit të anëtarësisë. Edi Rama ka krijuar një rend me dy standard. Ti je deputetet i Librazhdit, shko tek zyra jote.
Balla-Blushit: Unë jam deputet i qarkut të Elbasanit. Ty të solli në Elbasan procesi i votimit në PS.
Ndërkohë kanë ndërhyrë edhe votues të pranishëm të cilët iu kthyen Blushit më së shumti.
-Ti nuk vjen asnjëherë në Elbasan, i tha një socialist i pranishëm Ben Blushit.
Ne foto Blushi dhe militant socialist
Ndërsa një socialist tjetër i ka kujtuar atij se nuk e ndihmoi të gjejë një punë:
Socialisti:Më premtoi punë por më la rrugëve
Ben Blushi: Qetësohu
Socialisti: Çfarë të qetësohem, ti fik telefonin.
Ben Blushi I jep dorën: Qetësohu me mua e ke apo me atë,( për Taulant Ballën)
Socialisti: Me ty e kam. Më the do më fusësh në punë
Ben Blushi I jep dorën
Socialisti: Pse ta jap dorën, kot!
Ben Blushi: Po pse të mos ma japësh dorën, çfarë pret nga unë?
Socialisti: Jam vetë I 8-të pa bukë.
Ben Blushi: Po unë s’të kam lënë pa bukë
Socialisti: Ti më ke lënë, se ike. Kur erdhe më Elbasan më the jam i pari, ku e ke punën?
Ben Blushi: Për këtë punë po ankohem se jeni të gjithë të papunë.
Socialisti: Na gjej punën
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/