Fjalimi i ashpër i Bashës pak orë para takimit me Kerrin

Fjalimi i ashpër i Bashës pak orë para takimit me Kerrin

60
0
Shares

Vetëm pak orë para takimit me Sekretarin e Shtetit të SHBA, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha rimori tekstin e Kerrit për oligarkët e Ballkanit dhe të lindjes mbajtur një vit më parë në një konferencë në Berlin.

Duke folur në Konventën e Forumit Rinor Demokrat në Shkodër ai kritikoi për herë të parë tranzicionin politik në Shqipëri duke e quajtur një zigzage ndërsa përdori gjuhën më të ashpër ndaj drejtuesve të koalicionit qeveritar, Edi Rama dhe Ilir Meta.

Ja disa pjesë të fjalës së kryetarit të PD-së:

Shqipëria lëngon sepse pas 25 viteve zigzage në demokracinë shqiptare, pas ecjes përpara dhe arritjen së disa stacioneve të rëndësishme, ajo kërcënohet përsëri nga një diktaturë e re, nga një tirani e varfërisë, e korrupsionit dhe e krimit që ka instaluar sot në vend nga oligarkia e Edi Ramës, Ilir Metës dhe kriminelëve dhe bandave të lidhur me ta. Kjo është oligarkia, sundimi i pakicës por tashmë jo si një byro politike por si një byro mafioze njerëzish të cilët duan të marrin të gjitha vendimet në emër të shqiptarëve por jo për shqiptarët, jo për interesin e shqiptarëve, jo për interesin e Shkodrës, as të rinjve dhe të rejave shkodranë, por për interesin e një grushti njerëzish që përfitojnë sot 1/3 e buxhetit të shtetit, i cili në vend që të kthehet në shkolla, në qendra shëndetësore, në shërbim, në punësim, vidhet dhe shpërdorohet nga oligarkët Edi Rama dhe Ilir Meta.

Kjo oligarki, kjo pakicë, sot mundohet të imponojë me mjete dhe forma të reja modelin e vjetër, ku vendimin nuk e keni më ju, ku vendimin nuk e kanë më qytetarët por një grusht njerëzish të cilët diktojnë se sa lekë do të jetë çmimi i naftës, të cilët diktojnë se kur do të ndërtohet, sa do të ndërtohet dhe ku do të shkojnë paratë me të cilat do të ndërtohet.

Një grusht njerëzish që vendosin që ilaçet të mos blihen por paratë e ilaçeve t’u jepen oligarkëve e të ndahen me Edi Ramën dhe Ilir Beqëjn.

Një grusht oligarkësh që e dinë që kjo qeverisje nëse përballet me votën e lirë të qytetarit shqiptar, dihet që sot, që tani! Dhe se në themel të logjikës së vet përmes vjedhjes dhe propagandës ka shkatërrimin e votës së lirë. Themeli i demokracisë, themeli i sistemit që ndërtuam sëbashku për t’i dhënë fund mjerimit, shtypjes, propagandës, injorancës, arrogancës së 25 viteve më parë.

Po ja tek na kthehen përsëri, shtypja. 38 mijë shqiptarë merren zvarrë nëpër komisariate për arsye nga më të paqenat por kryehajdutët, ata që duhet të jenë të parët prapa hekurave e para gjyqtarëve Ilir Beqës, Arben Ahmetajt, Saimir Tahirët më në krye kapobandën Edi Ramën dhe aleatin e tij Ilir Meta. Nuk i hy asnjë ferrë në këmbë.

Përmes injorancës në vendimmarrje, injorancës në komunikim publik, injorancës si themeli i qeverisjes së shtrembër dhe mbi të gjitha përmes kapjes dhe shkatërrimit të votave, të zgjedhjeve të lira.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY