Shkodër, Ditmir Bushati trembet nga anëtarësia, nuk zhvillon mbledhjen e PS pa...

Shkodër, Ditmir Bushati trembet nga anëtarësia, nuk zhvillon mbledhjen e PS pa policë

84
0
Shares

Ditmir Bushati, i deleguar i PS por edhe ministër i Jashtëm pasi ka hyrë në mbledhjen e djeshme me strukturat drejtuese të degës së PS-së në Shkodër, ka dalë edhe njëherë jashtë. Dëshmitarët tregojnë se për rreth 15 minuta ai ka biseduar në telefon me drejtorin e policisë së Shkodrës Lorenc Panganika. Dëshmitarët tregojnë se në telefonatën e Bushatit ka pasur edhe tone llogari-kërkuese, për shkak se kryepolic nuk kishte dërguar efektivë police në këtë mbledhje. Lidhur me kërkesën për praninë e policisë, mësohet se Bushati është frikësuar se dikush nga mbledhja mund ta godasë për shkak të situatave të tensionuara që janë në partinë socialiste të Shkodrës. Për këtë arsye ka kërkuar që të ketë siguri dhe përveç truprojave të tij më pas kanë mbërritur edhe efektiv të policisë së Shkodrës. Mbërritja e policisë “qetësoi” Ditmir Bushatin i cili pranoi të zhvillohej mbledhja, ku merrnin pjesë edhe deputetët Mimoza Hafizi, Namik Kopliku dhe Paulin Sterkaj.
“Zgjedhje në partinë socialiste të Shqipërisë ka patur dhe do të ketë”, deklaroi i deleguari i PS Ditmir Bushati pas një mbledhje të radhës me strukturat në Shkodër.
I pyetur për qëndrimin e deputetes Mimoza Hafizi për mbështetjen që i ka dhënë Ben Blushit nga kërkohet që të ketë zgjedhje për kreun e PS, ndryshe nga sa mendon vetë kryetari Edi Rama, Bushati iu shmang pyetjes teksa deklaroi se takimi në Shkodër nuk kishte këtë qëllim por riorganizimin. Takimin në Shkodër e quajti normal ndërsa tha se delegatet e Shkodrës për kongresin që do mbahet me 19 mars do zgjidhen me 27 shkurt.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY