Një 29-vjeç shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së dielës në qytezën e Astit, në veriperëndim të Italisë. Mediat fqinje shkruajnë se ishin disa shqiptarë të tjerë që qëlluan ndaj 29-vjeçarit, i cili gjendej në Itali prej pak ditësh. Identiteti i tij nuk bëhet ende i ditur.
Atentati ndodhi në qendër të qytezës, pranë një picerie. Autorët kanë mundur të largohen nga vendngjarja, duke humbur gjurmët. Shqiptari i plagosur është transportuar me urgjencë në spital, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike mjaft delikate. Mësohet se ai ka marrë dy plumba në trup. Nga hetimet paraprake bëhet me dije se pista kryesore e hetuesve italianë është ajo e larjes së hesapeve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/