Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

MIT’HAT HAVARI/ Një histori e vërtetë dashurie…

14/02/2016
MIT’HAT HAVARI/ Një histori e vërtetë dashurie…
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shkruar në shenjë respekti për Shën Valentinin

mithat havari, vogel

Mit’hat Havari

Ai po kalonte ndoshta periudhën më të vështirë të jetës së tij dhe sapo kishte mbushur 32 vjeç. Jo shumë larg pallatit ku banonte më parë , tashmë banonte me qira në një shtëpi private. Gjykata kishte vendosur t’ia kalonte palës tjetër apartamentin. Vazhdonte jetën rutinë të kohës së errët të regjimit absurd, që as e honepste dot hiç, ndërkohë emri i tij kishte filluar të qarkullonte nëpër zyrat konspirative të inteligjencës së diktaturës. Truri i tij punonte veç për tu arratisur nga ajo e keqe që e kishte kapërlyer, por kjo ngelej veç një ëndërr, për sa kohë nuk kishte ndonjë mundësi reale.
Dilte në mëngjes nga dhoma e vogël përdhese dhe kthehej pas punë thuaj ç’do mesditë. Nuk kishte interes për askënd, kush hynte e dilte tek rrugica e asaj lagje te vogël. Por ajo pas dite do ndryshonte gjithçka në atë copëz jete të trazuar. Kur po afrohej tek rrugica sheh një grup vajzash që po luanin volejboll në një shesh të vogël aty pranë. Dëgjoi zhurmën e topit dhe të qeshurat e vajzave , midis tyre ai dalloi një vajzë simpatike me një trup të derdhur dhe një gjoks të bukur sa nuk i delte nga vendi. I hodhi një vështrim me bisht të syrit vajzës dhe me pak buzëqeshje të kujdesshme prej një “ujku” të regjur, për çudinë e tij mori të njëjtën vështrim të ëmbël femëror, kishte kohë që nuk kishte pasur kontakte me krijesën tejet të komplikuar.
U fut në shtëpi dhe po pyeste veten, kush është ajo, “ku banon, si nuk e kam parë më parë etj mendime vërshonin në trurin e tij?”.
Pastaj i tha vetes “ej je në rregull, mblidhe veten sapo mbylle një traumë, je havadan, pastaj ajo është tepër e re në raport me ty”.
Me këto mendime e zuri gjumi mbi shtrat. As e zuri gjumi, dikush ja kishte prishur atë. Përballë banesës së tij, ndodhej një shtëpi dykatëshe, në katin e dytë të saj ishte një dritare, e cila thuaj qëndronte mbyllur tërë kohës qëkur ai kishte ardhur aty.
Por atë pasdite gushti të vitit 1982 dritarja ishte e hapur. Ai u çudit dhe ashtu kot po vështronte në drejtim të saj. Pas pak u duk silueta e një njeriu që s’po e shquante dot fillimisht, pastaj u qartësua, ishte ajo.
“O zot, i tha vetes si ka mundësi, që ta kem pasur kaq afër dhe të mos e kem pikasur?”.
Me pak kujdes ai i buzëqeshi bukuroshes, s’guxonte ti fliste, as e kishte këtë të drejtë, nuk e njihte. Ajo i ktheu buzëqeshjen, biles shumë çiltër. Tjetri u turbullua krejt.
Ishte një aventurë kjo që po bënte…?
Asgjë s’po kuptonte .
Kaluan ditë dhe me shumë vështirësi mundi ta takonte, ishin kohë të vështira. Ajo quhej M…, në shtator shkonte në vitin e katërt të shkollës së mesme. Ishte vajzë e thjeshtë e mençur për moshën që kishte. Ishte me pushimet e verës dhe ai haste vështirësi për ta takuar, konservatorizmi bënte punën e vet. Një mbrëmje të vonë ai mundi ti rrëmbente një të puthur me buzët që i dridheshin dhe të nxehtit që i kishte mbuluar tërë trupin. Kjo ishte “garancia”për të, “thëllëza” kishte gjetur folenë.
Por shumë shpejt lidhja e tyre do binte ne sy të “vigjilentëve” të lagjes. Në këto rrethana ai s’kishte rrugë tjetër veç “grabitjes” dhe ashtu ndodhi ata ikën në një qytet tjetër…
Kanë kaluar 34 vjet nga atëherë, ata janë bashkë, 34 Shën Valentinë i kanë kaluar bashkë, në dallgë e stuhi, në të mira e të këqija. Dalë ngadalë vitet shkojnë, fëmijët e tyre rriten ata shijojnë të lumtur sukseset e tyre.
Në këtë 14 shkurt të 2016 ajo bëri ritualin, ndërsa ai flinte ajo u ngrit lehtë në majë të këmbëve, e puthi lehte afër syrit dhe i pëshpëriti “gëzuar jeta ime”.
Ai e ndjeu kur u ngrit ajo dhe kur e puthi dhe fjalët magjike që i pëshpëriti në rrëzë të veshit, por nuk reagoi, ndoshta më mirë kështu.
Poshtë faqes një lot i rrumbullakët rrëshqiti.
Ishte i lumtur.
14 shkurt 2016.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

24/01/2026
EMRI/ Mjeku i Akademisë së Sigurisë në pranga, u korruptua nga studentët e policisë

EMRAT/ Në pranga drejtuesi i postës së policisë së Orikumit me 2 oficerë të tjerë

24/01/2026
Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën i riu

Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën i riu

24/01/2026
Hyri i qeshur dhe doli nervoz, çfarë ndodhi në gjyqin e djalit të deputetit Rraja

Apeli lë në burg “tregtarët” e mëdhenj ndërkombëtarë të Fushë Krujës

24/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

24/01/2026
EMRI/ Mjeku i Akademisë së Sigurisë në pranga, u korruptua nga studentët e policisë

EMRAT/ Në pranga drejtuesi i postës së policisë së Orikumit me 2 oficerë të tjerë

24/01/2026
Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën i riu

Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën i riu

24/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.