Ministria e Financave pranon: Dëmshpërblimi i të përndjekurve 5.7 herë më i...

Ministria e Financave pranon: Dëmshpërblimi i të përndjekurve 5.7 herë më i vogël se qeveria pararendëse

60
0
Shares

Ministria e Financave pretendon se është duke parë me përparësi zgjidhje të reja për të ofruar jo vetëm transparencë të plotë në kryerjen e pagesave ligjore të të përndjekurve politikë, por sidomos përmirësime teknologjike që shpejtojnë përfundimin e këtij procesi të gjatë dhe të vështirë.
Për këtë arsye ka filluar puna për krijimin e sistemit të informatizuar të menaxhimit të dëmshpërblimit të ish të përndjekurve politikë, njofton zyrtarisht kjo ministri.
Por, përpos tentativave për “zgjidhje të reja” në vitin e tertë të mandatit, shifrat e deritanishme të shpërndarjes, së pagesave për këtë shtresë, është deri në më se 5.7 herë më e ulët se shifrat e shpërndara nga qeveria pararendëse.
Këtë “vetëdenoncim” ministria e Fianncave e bënë vetë, kur servir shifrat krahasuese.
“Ministria e Financave ka nisur prej kohësh procesin e pagesave për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë, proces i cili ka rezultuar i gjatë dhe i vështirë”, bënë të ditur zyrtarisht ministria e Financave. Sipas saj, “nga viti 2007 deri 2013 janë paguar ata ish të dënuar, të cilët jetojnë, si dhe trashëgimtarët për këstin e tyre të parë dhe një pjesë e kësteve të dyta me një shumë totale prej 9.39 miliardë lekë (mbi 1.56 miliardë lekë në vit) dhe me një përqindje realizimi mesatarisht 84.83 %”.
Po sipas të njëjtit njoftim zyrtar, shihet edhe diferenca e madhe e pagesës së qeverisë së kaluar, krahasuar me qeverinë aktuale, për shtresën e të përndjekurve.
“Gjatë vitit 2014, janë paguar gjithsej për këst të parë rreth 1,374 përfitues me një shumë totale prej 275 milionë lekë (rreth 5.7 herë më pak se 1.56 miliardë lekë në vit që shpërndante qeveria pararendëse). Ecuri pozitive është shënuar edhe gjatë vitit 2015”, njofton me optimizëm ministria e Financave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY