Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tritoli në makinën e biznesmenit Suli, gjykata lë në burg pronarët e kartave SIM

15/02/2016
Tritoli në makinën e biznesmenit Suli, gjykata lë në burg pronarët e kartave SIM
Share on FacebookShare on Whatsapp

Julian Hamollari
  dhe Musa Çerpja

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg dy personat e arrestuar për tritolin e vendosur në makinën e biznesmenit Nuredin Suli.
Musa Çerpja dhe Julian Hamollari akuzohen nga prokuroria për pengim të së vërtetës në hetimin e kësaj ngjarje.
Dy të arrestuarit, janë zbuluar nga kamerat e sigurisë së kompanië telefonike në momentin e blerjes së numrit si dhe nga dokumenti që kanë paraqitur para operatorit të shitjes. Burimet thonë se Çerpja dhe Hamollari përveç numrit që është gjetur i lidhur me detonatorin dhe eksplozivin, rezultojnë se kanë blerë edhe numra të tjerë me kartën e identitetit të njërit prej tyre. Sipas policisë, blerja e SIM-kartës është bërë në fillim të muajt shkurt dhe më pas e kanë shitur atë në tregun e zi tek atentatori.
Sipas akuzës këta dy persona i kanë shitur autorëve të ngjarjes dy numra celulari, atë të gjetur në bombën e montuar dhe numrin e cili ka kryer thirrjen për të aktivizuar.
Gjatë marrjes në pyetje, të arrestuarit Musa Çerpja dhe Julian Hamollari kanë mohuar njohjen e personit që i kanë shitur këtë kartë telefoni, e cila u gjet e padëmtuar në garazhin e makinave të qendrës tregtare te Komuna e Parisit. Sipas hetuesve, dy të arrestuarit, dyshohet se nuk thonë të vërtetën për blerësin e kartës së telefonit dhe për këtë fakt është urdhëruar arrestimi i tyre.
Edhe para gjyqtarit të masave Artur Gaxhi, dy të ndaluarit nuk kanë pranuar njohjen me blerësin e kësaj karte. Pavarësisht këtij pretendimi, Gjykata e Tiranës me kërkesë të prokurorit i caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” dy të dyshuarve për akuzën e “veprimeve që pengojnë në zbulimin e të vërtetës” në bashkëpunim.
Prokuroria sqaron se i ka deleguar policisë të kryejë disa veprime. Pista kryesore vazhdon të jetë ajo e hakmarrjes, por të gjithë personat e dyshuar deri tani kanë alibi të forta.
Dyshohet se autorët mund të jenë persona me pagesë, por identifikimi i tyre është i vështirë, pasi makina e 53-vjeçarit Suli ka qenë e parkuar në një zonë që nuk mbulohej nga kamerat e sigurisë.
Pakoja me 500 gram tritol u shkëput nga makina e Sulit kur ai po dilte nga parking i një qendre tregtare në zonën e Komunës së Parisit. Ekspertët ende nuk e kanë saktësuar nëse thirrja e gjetur në celularin e lidhur me eksploziv është bërë për të provuar kartën SIM apo për të aktivizuar lëndën plasëse.
Forcat xheniere kryen shpërthim të kontrolluar, duke neutralizuar bombën.
Biznesmeni Nuredin Suli i cili ishte edhe objekt i këtij atentati, dyshon se atë ia kanë organizuar personat me të cilët është në hasmëri. Por pavrësisht këtij pretendimi, burimet nga policia thonë se pjesëtarët e familjes me cilët Suli ka konflikte kanë alibi për vendndodhjen e tyre në momentin e konstatimit të sasisë së eksplozivit poshtë makinës dhe dy ditë para ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

06/05/2026
Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

06/05/2026
Lapaj, akuza policisë për arrestimin e fermerit nga Korça: Hajdutët kthehen në zyrë, të rinjtë zvarriten në protestë

Policia e Vlorës paketon për në Spanjë Kananaj, pse po kërkohet nga Madridi

06/05/2026
Ceremoni për nderimin e Servet Pëllumbit, përcillet me mirënjohje e respekt për në banesën e fundit

Ceremoni për nderimin e Servet Pëllumbit, përcillet me mirënjohje e respekt për në banesën e fundit

06/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

06/05/2026
Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

06/05/2026
Lapaj, akuza policisë për arrestimin e fermerit nga Korça: Hajdutët kthehen në zyrë, të rinjtë zvarriten në protestë

Policia e Vlorës paketon për në Spanjë Kananaj, pse po kërkohet nga Madridi

06/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.