“Të bëfsha gjeneratën” “i ha kokën” Joleza Kokës së FRESSH-it

“Të bëfsha gjeneratën” “i ha kokën” Joleza Kokës së FRESSH-it

82
0
Shares

Në Kongresin e PS-së së 19 marsit nuk do të votohet për kryetarin Edi Rama, por do të votohet për flakjen e kryetares së FRESSH, Joleza Koka. Në këtë kongres do të vendoset për zgjedhjen e kreut të ri të Forumit Rinor Eurosocialist.
Gjatë një takimi me të rinjtë e FRESSH, Edi Rama paralajmëroi zgjedhje të reja në forum, duke specifikuar se Joleza Koka nuk do të rikandidohet. Gjatë një fjalimi në selinë e PS, Joleza Koka mbajti një fjalim me të cilin u bë e famshme në të gjithë vendin për shkak të paqartësive në artikulim. Ende nuk është e qartë nëse kreu i ri i FRESSH do të zgjidhet me parimin një anëtar një vote. Joleza Koka u zgjodh nga asambleja e FRESSH dhe zëvendësoi Elisa Spiropalin në këtë post.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY