Tërmet 3 ballë në jugperëndim të vendit

Tërmet 3 ballë në jugperëndim të vendit

53
0
Shares


Foto ilustruese


Një tërmet me magnitudë 3 ballë është ndier gjatë orëve të para të ditës së enjte në qytetin e Vlorës, atë të Fierit, të Durrësit madje edhe në kryeqytet.

Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Europiane, epiqendra e tërmetit ka qenë në detin Adriatik, rreth 34 kilometra në jugperëndim të qytetit të Vlorës.

Tërmeti i parë është shoqëruar edhe nga disa lëkundje më të lehta. Nuk ka të dhënë për dëme materiale informon top channel.

Rreth 30 minuta para lëkundjeve të regjistruara në qytetin e Vlorës, ishulli i Kretës në Greqi është goditur nga një tërmet më i fuqishëm, 4.7 ballë, por pa shkaktuar persona të lënduar apo dëme materiale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY