Gjykata e Apelit do të shqyrtojë sot masën e sigurisë arrest me burg për ish-ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera.
Ish-Ministri Spiro Ksera e apeloi vendimin, duke kërkuar ndryshimin e masës arrest me burg të dhënë nga Gjykata e Tiranës. Ish-ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanceve të Barabarta, Spiro Ksera, u arrestua në 28 janar në Gjirokastër.
Prokuroria e Tiranës nisi hetimet pas kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, në raportin e të cilit thuhej se ish ministri Ksera në bashkëpunim me ish-drejtorin e Kabinetit, Kleves Bitro, si dhe zyrtar të tjerë, kanë vjedhur 30 milionë lekë nga buxheti i shtetit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/