“Pas Canit, do të largohet edhe drjtoresha e Tatimeve Briseida Shehaj”

“Pas Canit, do të largohet edhe drjtoresha e Tatimeve Briseida Shehaj”

121
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike Kastriot Islami, ka shkruar se, burime pranë qeverisë i kanë thënë se, pas largimit të ish ministrit Cani nga Ministria e Financave do të ketë edhe një tjetër të shkarkuarlar, ajo është Drejtoresha e Tatimeve Brisejda Shehaj. Këtë deklaratë Islami e ka bërë nëpërmjet një postimi në facebook.

Ja postimi i plotë:

“Burime brenda qeverise thone qe largimi i Canit nga kryesimi i Ministrise se Financave do te shoqerohet me largimin e Drejtoreshes se Tatimeve qe realisht perben nje nga arsyet kryesore te deshtimit te Canit ne krye te Financave. Ka nje pyetje te thjeshte: perse nuk u largua me pare drejtoresha qe fundosi edhe ministrin kur dihet nga te gjithe ne qeveri dhe administrate qe ajo e shperfillte ministrin sepe kishte lidhje direkte me Ramen?! Ky arsyetim logjik te shtyn te mendosh se largimi i Canit dhe/ose ardhja ne krye te Financave e Ahmetajt apo akoma me shume vendosja ne krye te Ekonomise se zonjes Ikonomi lidhen vetem me forcimin dhe ngushtimin e rrethit te klienteles korruptive e oligarkike te Rames” ,
shkruan Islami në FB.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY