Një bandë e cila ndodhej në Itali, e përbër nga shqiptarë dhe egjiptianë është goditur nga policia pasi akuzohen për grabitjen e supermarketeve dhe farmacive në zonën e Merate. Shtetasit shqiptarë që janë arrestuar janë Arbi Tosku 23 vjeç dhe Maltin Çela 21 vjeç. Ndërsa dy shkët e tyre në bandë ishin egjiptianë.
Nga plaçkitjet e kryera, ata kanë mundur të marrin në total një shumë parash prej 8 mijë Euro. Nga kontrollet në banesat e tyre, policia u ka gjetur atyre vetëm 200 Euro. Ata janë zbuluar nga kamerat e sigurisë së bizneseve që grabisnin. Lëviznin me një makinë të kuqe që rrinte gjithnjë pranë zonës ku kishin zgjedhur të vidhnin. Kryesisht ata kanë vjedhur farmaci dhe supermarkete, të armatosur me pistoleta dhe thika.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/