Prokuroria: Ja pse u arrestua drejtori Tatimeve të Tiranës

Prokuroria: Ja pse u arrestua drejtori Tatimeve të Tiranës

82
0
Shares
androkli kokthi vogel

Androkli Kokthi

Prokuroria e Tiranës, ka dhënë hollësi për zbatimin prej saj të urdhër ndalimit për Drejtorin e Tatimeve të kryeqytetit.
Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se Prokuroria e Tiranës, Njësia Task-Force, ka urdhëruar ndalimin e Drejtorin e Drejtorisë Rajonale Tiranë, Androkli Kokthi, i dyshuar për veprën penale të ”Shpërdorimit të detyrës”, në vijim të një hetimi të nisur në Janar 2016, në bazë të referimit të Policisë së Shtetit.
Nga veprimet hetimore të deritanishme, rezulton se i dyshuari Kokthi, në kundërshtim me ligjin, ka lejuar kthimin e mallit të konfiskuar një subjekti tregtar privat. që ushtron veprimtarinë në shit-blerjen e pjesëve këmbimit të automjeteve.
Në muajin Mars 2015, nga ana e inspektorëve të Kontrollit Tatimor Tiranë, është konstatuar se një subjektin ”L…B…” gjendej një sasi malli pa faturë, në vlerë totale prej rreth 4 milionë lekë (të reja). Bazuar në procedurat ligjore, malli i konstatuar pa faturë është konfiskuar nga Drejtoria e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Malli i konfiskuar është dërguar për ruajtje në magazinat e Rezervave të Shtetit.
Disa kohës pas konfiskimit të mallit, nëpërmjet një shkrese, Drejtori Rajonal i Tatimeve Tiranë urdhëron lirimin nga konfiskimi të mallit dhe kthimin e tij subjektit privat që i ishte gjetur malli pa faturë.
Por, ky veprim është tërësisht në kundërshtim me ligjin, pasi malli i konfiskuar nuk mund të rikthehet, por vetëm mund të blihet nga subjektit, të cilit i është gjetur pa faturë. Po ashtu, në bazë të procedurave administrative dhe atyre tatimore, një urdhër administrativ i nxjerrë nga një organ më i lartë, nuk mund të shfuqizohet nga një organ më i ulët. Në rastin konkret, Drejtori Rajonal ka shfuqizuar urdhrin e konfiskimit të institucionit epror, që është Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Prokuroria e Tiranë ka krijuar dyshimet se Drejtori Rajonal i Tatimeve Tiranë, në bazë të veprimeve të kundërligjshme, i ka shkaktuar shtetit një dëm që llogaritet në rreth 4 milionë lekë.
Në këto kushte, Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit, i cili është zbatuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit pasditen e së Enjtes (data 18. 02. 2016).

 


Njoftimi i Policisë

Finalizohet operacioni “Smile 2”

Ndalohet  pas një hetimi 8 mujor  Drejtori Rajonal i Tatimeve.
Akuzohet për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”

Sot me datë  18.2.2016  nga ana e seksionit të  Antikorrupsionit  të Drejtorisë së Policisë Tiranë në bashkëpunim të ngushte me Task Forcen e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi 8 mujor u finalizua operacioni “Smile 2” dhe u ndalua drejtori tatimeve për Tiranën:
– Androkli Kokthi, 41 vjeç lindur në Fier e banues në Tiranë.
Ndaj këtij  shtetasi ka nisur një hetim rreth 8 muaj më parë ku sot është finalizuar dhe arritur  ti  dokumentohet shpërdorimi i detyrës lidhur me sasinë dhe  kthimin  e  mallit të sekuestruar me vlerë 40 milion lekë në kundërshtim me ligjin.
Materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal .

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY