Deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë paraqitur në Kuvend disa ndryshime në ligjin për Koncesionet dhe Partneritetin Publik-Privat.
Kjo ka qenë nisma e kreut të Grupit Parlamentar Petrit Vasilit, e cila ka gjetur mbështetjen edhe nga tre deputetë.
Deputetët e Ilir Metës kërkojnë që për të gjitha koncesionet me afat mbi 4 vjet, Qeveria të marrë edhe miratimin e Parlamentit.
LSI propozon edhe futjen e konceptit të “Vlerësimit të Alternativës”, që duhet të vlerësojë leverdishmërinë ekonomike ose jo të koncesionit në krahasim me dhënien e një kontrate prokurimi publik.
Projektligji i propozuar nga deputetët e LSI parashikojnë që në Vlerësimin e Alternativës të përfshihen edhe aktorë të rinj si Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë dhe Avokatura e Shtetit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/