Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ATENTATI NË MBROSTAR/ Zbulohet skema e vrasjes, ja si u organizua atentati

19/02/2016
ATENTATI NË MBROSTAR/ Zbulohet skema e vrasjes, ja si u organizua atentati
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zbardhet organizimi dhe kryerja e atentatit në Fier. Sipas grupit të hetimit, të dhënat e deritanishme për zbardhjen e vrasjes së Denis Kasës e plagosjes së dy miqve të tij, Kelmend Kastrati dhe Elton Margaritari, kanë bërë të mundur dokumentimin e autorësisë së Ilir Memushajt dhe të shpallurit në kërkim E. Binjaku si edhe bashkëpunimin e Ylli Nazërajt dhe oficerit të SHISH- it Florjan Bushi në këtë krim.

Sipas të dhënave nga grupi i hetimit, provat e siguruara kanë çuar në zbardhjen e gjithë mekanizimit të vrasjes dhe rolet e secilit prej bashkëpunëtorëve.

Edhe pse nuk jepen detaje për shkak të sekretit hetimor, dyshohet se shkak i atentatit ka qenë një vazhdimësi konfliktesh mes Binjakut dhe fisit Kastrati, konflikt ky i dyshuar se u shënua para rreth 1 viti.

Siç tregojnë burime të Panorames, E. Binjaku dyshohet të ketë qenë organizatori i kësaj vrasjeje. Ai dyshohet se ka shkuar së bashku me Ylli Nazërajn në Tiranë dhe me një person tjetër, të cilit i kanë kërkuar të marrë një makinë me qira, pasi nuk kishin me vete dokumentet.

Ndërsa paratë që duhej të paguante për qiranë e makinës dyshohet se ia ka dhënë E. Binjaku. Këtë autoveturë e ka përdorur për pak kohë Ylli Nazëraj, i cili më pas, me porosi të Binjakut, ia ka dhënë Ilir Memushajt.

Për rreth dy ditë ky i fundit e ka përdorur mjetin për të kryer vëzhgime të objektivit të atentatit. Pas kësaj, në lojë është futur oficeri i SHISH-it, Florjan Bushi, i cili, po me porosi të E. B., dyshohet se i ka dhënë Memushajt informacione rreth personave që do të qëlloheshin.

Nga hetimet e deritanishme është arritur të konkludohet se Memushaj dhe E. Binjaku, tashmë i shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë qëlluar ndaj viktimës dhe të plagosurve.

Por duke vënë para provave hipotetike ditën e djeshme Ylli Nazërajn, hetuesit kanë nisur të dyshojnë se edhe Ylli Nazëraj mund të ketë asistuar në vrasje, pavarësisht se deri tani është provuar vetëm dhënia e ndihmës në sigurimin e kushteve dhe mjeteve për kryerjen e atentatit.

Po nga burime të gazetës Panorama mësohet se ashtu si Ilir Memushaj, edhe Ylli Nazëraj nuk ka pranuar të flasë asnjë fjalë. Sot ai pritet të paraqitet në Gjykatën e Fierit ku do të caktohet edhe masa e sigurisë ndaj tij. Dyshimet flasin se të tre të arrestuarit e deritanishëm janë paguar prej E. B. për të bashkëpunuar me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Vritet me armë zjarri në Laç Ilirjan Lika, i skeduar nga policia

Vritet me armë zjarri në Laç Ilirjan Lika, i skeduar nga policia

09/07/2026
Lapaj, akuza policisë për arrestimin e fermerit nga Korça: Hajdutët kthehen në zyrë, të rinjtë zvarriten në protestë

AKSION I BEFTË&EMRAT/ Tjetërsim pronash në Durrës, 10 persona nën masa sigurie, 4 në kërkim

09/07/2026
DITA 39/ “Ne nuk na kërcehet, ne na protestohet”, i riu: Kur Shqipëria digjet, ne luftojmë

DITA 40/ Protesta kundër qeverisë, qytetarët ritheksojnë kërkesat

09/07/2026
Kufizime të qarkullimit për koncertin e Kanye West

Kufizime të qarkullimit për koncertin e Kanye West

09/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vritet me armë zjarri në Laç Ilirjan Lika, i skeduar nga policia

Vritet me armë zjarri në Laç Ilirjan Lika, i skeduar nga policia

09/07/2026
Lapaj, akuza policisë për arrestimin e fermerit nga Korça: Hajdutët kthehen në zyrë, të rinjtë zvarriten në protestë

AKSION I BEFTË&EMRAT/ Tjetërsim pronash në Durrës, 10 persona nën masa sigurie, 4 në kërkim

09/07/2026
DITA 39/ “Ne nuk na kërcehet, ne na protestohet”, i riu: Kur Shqipëria digjet, ne luftojmë

DITA 40/ Protesta kundër qeverisë, qytetarët ritheksojnë kërkesat

09/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.