Deklarata e ashpër e Bujar Nishanit: Edi Rama nuk e njeh...

Deklarata e ashpër e Bujar Nishanit: Edi Rama nuk e njeh Kushtetutën

65
0
Shares

Presidenti i vendit Bujar Nishani tha sot se është duke u konsultuar me kushtetutën dhe institucionet në lidhje me vendimet e kryeministrit për emërimin e ministrave të rinj.

“Kryeministri që ka shkelur disa herë kushtetutën ka treguar se nuk e njeh mirë atë. Unë i përkas atyre njerëzve që e konsideron punën e shtetit punë serioze. Unë po konsultohem me kushtetutën dhe institucionet për të vijuar punën më tej”, tha Presidenti.

Presidenti Nishani ka dekretuar deri tani shkarkimin e dy ministrave ndërkohë që ende nuk ka shqyrtuar vendimet e Kryeministrit për emrat e rinj që do të drejtojnë Financat dhe Ekonominë.

Arben Ahmetaj është hetuar në fillim të viteve 2000 lidhur me abuzime e mundshme të kompanisë së tij në fushën e telekomunikacionit në një marrëveshje të paqartë me Albtelekomin.

Dje ish-Kryeministri Berisha e akuzoi Ahmetajn për vjedhjen e rreth 16 milionë dollarëve përmes kontratave të impulseve duke shpjeguar se cështja u mbyll vetëm pasi Ahmetaj dha para për këtë gjë.

Ligji i ri për dekriminalizimin kërkon shqyrtim të kujdesshëm për raste të tilla ku cështjet janë ende me përmbajtje për t’u rihapur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY