Kjo është bukuroshja që ka fituar zemrën e sportistit më të pasur në botë.Raemarni Ball punon si shitëse në Angli, megjithatë është dashuruar me boksierin Floyd Mayweather.19-vjeçarja jeton në një qytet në Angli, në një shtëpi modeste me një vlerë prej 70 mijë sterlina.
Por i dashuri i saj shpenzon dhjetë herë më shumë se kaq në një bast të vetëm.39-vjeçari ka një pasuri prej 700 milionë dollarësh.Vajza ka postuar foto duke fluturuar drejt Amerikës me avionin privat të boksierit, me një vlerë prej 70 milionë dollarë.Një burim tha se ata po bëjnë qejf në SHBA.
Mendohet se britanikja shoqërohet edhe nga e motra, Relissa, 21 vjeç.
“Floyd Mayweather më ka bërë mua dhe familjen time që të ndjehemi kaq rehat,”shkruan adoleshentja në rrjetet sociale.
Por si u njohën të dy?Raportohet se boksieri ishte për një vizitë në qytetin ku banon vajza.Ajo kishte paguar 600 sterlina për të siguruar një biletë për takimin e fansave të tij.Duket se kjo biletë i solli fat.Pak orë pas këtij aktiviteti, ajo u fotografua në sediljen e pasme të makinës Rolls Royce të sportistit.
Më vonë ajo fluturoi për në Amsterdam, ku e takoi sërish boksierin.Tani janë në SHBA dhe romanca e tyre po vazhdon të lulëzojë.Ndoshta kjo video twerking e vajzës e ka joshur.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/