LULZIM BASHA/ Rama sot dy akte të rënda, liroi deputetin gangster dhe...

LULZIM BASHA/ Rama sot dy akte të rënda, liroi deputetin gangster dhe kërcënoi Presidentin

70
0
Shares

Sa më të mëdha dështimet e korrupsioni, sa më thellë shkon varfëria e papunësia, aq më shumë çirret propaganda e atij që i ka kthyer me kohë kurrizin qytetarëve dhe realitetit, e qëndron mbyllur në salla duartrokitjesh të mbushura me nëpunës që kërcënohen nëse nuk brohorasin udhëheqësin.
Përpara se të ndotë përsëri ambientin me suksese që ekzistojnë vetëm në fantazinë e tij të sëmurë, shefi i hajdutëve të koncesioneve e tenderave, kreu sot dy akte të rënda.
Më së pari nxori krejt të lirë deputetin gangster Armando Prenga që me dorën e tij shkaktoi gjakderdhje brenda ne komisariat, dhe pak më vonë kërcënoi me shkarkim nga detyra Presidentin e Republikës.
Mercenari Prenga, nën akuzë për plagosje e armëmbajtje pa leje, i lirë, Presidenti i vendit nën paralajmërim, sepse ka vonuar dekretimin e zgrapësit Ahmetaj, çarter-kleptokrati që duhet sa më shpejt të nisë punën për koncesionin e TVSH për Olsin.
Këto janë standardet e këtij kryeministri që po kërkon me forcë një fund si të 20 shkurtit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY