Një grupi prej 28 personash, mes tyre edhe një shqiptar, u arrestuan një ditë më parë gjatë një operacioni anti-mafia në jug të Italisë. Grupi kishte ngritur plantacione për kultivimin e marjuanës në Shqipëri.
Detajet janë bërë publike gjatë një konference për shtyp nga kreu i drejtorisë së anti-drogës në Milano, Marçelo Tatangelo. Me kërkesë të kësaj drejtorie u kryen edhe arrestimet një ditë më parë në Pulja e Kalabri. Marjuana e kultivuar në Shqipëri trafikohej më pas dhe shitej në tregun italian, kryesisht në zonën e Lombardisë.
Luçiano Noçera, pjesëtar i grupit dhe tashmë bashkëpunëtor i drejtësisë rrëfeu për prokurorët italianë mënyrën e funksionimit të grupit. Sipas tij, 11 prej anëtarëve të grupit kishin lidhje të ngushta me “Ndragetan”. Siç bëjnë të ditur mediat italiane, Noçera u kishte thënë autoriteteve disa vite më parë se i kishte dërguar një politikani shqiptar një makinë të tipit “BMW”.
Krahas Shqipërisë, grupi kultivonte drogë edhe në vende të tjera. Kokainën e prodhonte në Rumani, ndërsa hashashin në Spanjë. Veç dorgës, grupi kriminal merrej edhe gjobëvënie, grabitje e pengmarrje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/