Ben Blushi është sulmuar sot nga gazeta e Koco Kokëdhimës, njeriut më të afërt të Ramës.
Por sulmi që është bërë sot nga tij në gazetën Shekulli dallon prej të tjerëve. Për herë të parë media që financohet nga deputeti socialist, Kokëdhima e akuzon Blushin se po përdor të njëjtat akuza ndaj qeverisë si Kryetari i PD, Lulzim Basha.
Gazeta ka cituar një postim të deputetit Taulant Balla, i cili shkruan:
“Ja pse unë kam të drejtë kur them që kolegu ynë Ben Blushi po flet me gjuhën e SHQUP-it. Blushi në Korçë: Sa më të mëdha dështimet e korrupsioni, aq më shumë çirret Rama. Basha sot në ‘Facebook’: Sa më të mëdha dështimet e korrupsioni, sa më thellë shkon varfëria e papunësia, aq më shumë çirret propaganda e Ramës”.
Postimi i deputetit Balla
Ndër gjithë sulmet që i janë bërë Blushit, ky është më i rrezikshmi pasi tenton ta nxjerrë atë nga debati brenda PS duke ia bashkangjitur opozitës e cila kërkon që të rrëzojë socialistët nga pushteti.
Pikërisht te pushteti bashkohen “ të gjitha qelbësirat” kështu që idetë apo opozita nga brenda e Blushit është e minuar.
Edhe kësaj here është përdorur deputeti Taulant Balla i cili ka lëshuar një postim që më pas është marrë vetëm nga gazeta e Kokëdhimës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/