Presidenti Nishani në Vlorë: ISIS vepron si ushtria serbe në Kosovë

Presidenti Nishani në Vlorë: ISIS vepron si ushtria serbe në Kosovë

61
0
Shares

Presidenti i Republikës Bujar Nishani i ka krahasuar sulmet e ISIS  me ato të ushtrisë serbe në Kosovë dhe ushtrive të tjera fqinje që kanë kryer krime mbi popullatën shqiptare ndër vite.
“Shqiptarët kane vuajtur të njëjtat sulme për shfarosje si ato që ISSIS kryen sot në Siri dhe vende të tjera. Sot shohim akte të tjera barbare nga grupe terroriste të cilët tentojnë të thonë se i bëjnë në emër të besimit te Zoti. Ne shqiptarët e dimë mirë se sa të rënda janë këto akte barbare të ISIS në Irak, Siri. Ato janë të njëjtat me ato të makinerisë serbe në Kosovë, u shpreh Nishani”.
Kreu i Shtetit vuri theksin në përballjen e shqiptarëve me këto barbari siç i quajti ai.
“Ne nuk jemi fuqi e madhe ushtarake por me kontributin tonë ne jemi të rreshtuar me SHBA për tu ndeshur me aktet e terroriste, ku këto grupe terroriste kryejnë krime ndaj myslimanëve”.
Këto deklarata Kreu i Shtetit i bëri në qytetin e Vlorës  gjatë  ceremonisë  së 100 vjetorit të lindjes se Dedë Ahmet Myftar Ahmataj dhe dhënien e titullit “Nderi i Kombit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY