Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Arrëthyesi” që thyen kotësinë e përditshmërisë

23/02/2016
“Arrëthyesi” që thyen kotësinë e përditshmërisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ilir Sinanaj
Java filloi me punët e zakonshme. Aktualisht që po shkruaj jam duke u përpjekur të bëj një punë, për të cilën nevojitet një realisht një nivel formimi kandërrik, por që me “letra akademike” shumë veta mund të mos kenë formimin e nevojshëm. Fut këtu edhe atë që kam vënë re si “plogështi ekzekutive” për t’i dhënë “gjësë” dinamizmin e nevojshëm krijues e prodhues. Megjithatë për këtë “limbo*” profesionale ku mund të ndodhem nuk mund t’ia hedh fajin “tjetrit”, pasi kam aq krenari. Nga ana tjetër, këto mendime theksohen më tej si nga koha e vrenjtur ashtu si edhe nga pasqyrimi në media i lajmeve me karakter politik të tipit: ministra që shkarkohen e ngarkohen pa e ditur pse; një cytje e skëterrshme për t’u anëtarësuar në parti politike përsëri pa e ditur pse; si dhe një rrokopujë për Parkun e Liqenit në kryeqytet, që më kujton fabulën “Kopshtari dhe Zotëria” e shkrimtarit francez Jean de la Fontaine.
Ndërkaq e vetmja gjë me vlerë, nga sa kam përjetuar këto ditë, që ia vlen të ulesh e të shtypësh të zezën në të bardhën digjitale, është shfaqja “Arrëthyesi”, në Tetarin Kombëtar të Operas dhe Baletit, ditën e diel (21/02/2016)

Shfaqja
Ajo që vura kur u futa në ambientet e TKOB-së ishte salla e mbushur plot e përplot me qytetarë, ku një pjesë jo e vogël ishin edhe fëmijë. Më erdhi mirë, që këta prindër po investonin te fëmijët e tyre për t’i mbrujtur ata me vepra arti që hapin horizontin e mendimit dhe shpirtëror. Kjo pasi “Arrëthyesi” është një vepër e vlerësuar botërisht.
Ajo që nuk më pëlqeu ishte “pushtimi” i rrjeteve sociale, që shpesh i “shpërqendronte” spektatorët nga shijimi më i plotë i shfaqjes. Nuk ka arsye pse disa figura farfuritëse digjitale duhet të të shkëpusin nga ndjekja me përqendrim të plotë një shfaqje, e cila zgjat rreth 2 orë, që mbledh më të mirën e lëvizjeve artistike të ndërthurura në harmoni të plotë me tingujt e orkestrës?
Nuk mund të flas për veprën e “Arrëthyesi”-t me kompetencën e njohësit të veprave artistike, por shkurtimisht do të përpiqem të flas për ndjesitë që la shfaqja, si një qytetar i thjeshtë që i pëlqen e bukura.
Mendoj, se në thelb, qëllimi i artit është ngjall emocione e të vë në lëvizje mendimet.
Më pëlqyen ngjyrat e kostumeve që ndërthureshin në harmoni me skenën. Lëvizjet e balerinëve e balerinave ishin të lehta e dukeshin sikur fluturon në ritmin e orkestrës. Më pëlqeu vallëzimi i fëmijëve, i cili i sinkronizuar në përsosmëri. Me pak fjalë shfaqja ishte kuruar deri në detajin e mimikave të artistëve.
Nuk mund të mos mendoja me vetën time gjatë gjithë shfaqjes punën e palodhur dhe pasionin e investuar nga të gjithë personat e skenës dhe prapaskenës. Ishte frymëzuese pas përditshmërisë thyese që sheh në kryeqytet.
Ndërsa shijoja këtë punë artistike gjithmonë e më shumë mendoja për atë që duhet të bëja unë për veten time; të përqendroja të gjitha energjitë e çdo qelize time për të bëra diçka të vlefshme, duke i rezistuar çdo tundimi për ta çuar kohën dëm. Një shfaqje e vërtetë e shpalosjes së kapitalit njerëzor, që edhe në Shqipëri mund të bësh gjëra të shkëlqyera. Ndërkaq, ajo që nuk më pëlqeu në të gjithë këtë panoramë të bukur të botës së “Arrëthyesit” të bërë realitet në TKOB, ishte “shfryrja” tymit të skenës, që m’u duk pak i tepërt dhe “stononte” disi…
Por e përgjithshmja ishte mbresëlënëse.
Për ta përmbyllur këtë shkrim, dua të sjell një fakt “tronditës”: kosto e biletës për të parë më të bukurën e veprimtarisë njerëzore artistike që ofrohet në Shqipërinë tonë është më e vogël se 2 gota të madhe birre që ofrohen rëndom nëpër “pub”-et e qendrës së kryeqytetit. E jashtëzakonshme!… TKOB-ja është një privilegj për vendin tonë dhe unë nuk kam fjalë të mjaftueshme në fondin tim leksikor për ta përshkruar atë denjësisht dhe më vjen keq, që kam shumë pak njohuri për punën e këtij institucioni.

* limbo (sipas fjalorit “Collins”)
Anglishtja e Mbretërisë së Bashkuar:  Një vend imagjinar, për gjëra ose persona të humbur, të harruar ose të padëshiruar
Anglishtja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës: Një vend ose konditë ndrydhjeje, neglizhimi ose harrese të plotë

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Mijëra qytetarë nga gjithë Shqipëria në protestën e opozitës para Kryeministrisë

Mijëra qytetarë nga gjithë Shqipëria në protestën e opozitës para Kryeministrisë

24/01/2026
Ceremonitë për përcjelljen e kolegut, gjyqtarët ndërpresin proceset nga 2-4 ditë

Grabitet me çekiç zyra e kredive në Shkodër

24/01/2026
“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

24/01/2026
EMRI/ Mjeku i Akademisë së Sigurisë në pranga, u korruptua nga studentët e policisë

EMRAT/ Në pranga drejtuesi i postës së policisë së Orikumit me 2 oficerë të tjerë

24/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Mijëra qytetarë nga gjithë Shqipëria në protestën e opozitës para Kryeministrisë

Mijëra qytetarë nga gjithë Shqipëria në protestën e opozitës para Kryeministrisë

24/01/2026
Ceremonitë për përcjelljen e kolegut, gjyqtarët ndërpresin proceset nga 2-4 ditë

Grabitet me çekiç zyra e kredive në Shkodër

24/01/2026
“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

24/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.