Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

LETËR-GALLATA/ Standardi Gramoz Ruçit: Qëllon me pistoletë, bujrum në Parlament – qëllon me vezë, jashtë nga Parlamenti

25/02/2016
LETËR-GALLATA/ Standardi Gramoz Ruçit: Qëllon me pistoletë, bujrum në Parlament  – qëllon me vezë, jashtë nga Parlamenti
Share on FacebookShare on Whatsapp

Më tepër se gallatë, mund të cilësohet “zemërimi” i vonuar i Gramoz Ruçit, kreut të grupit parlamentar të PS-së. Në një letër, mbrëmjen e sotme, ai kërkon mbledhjen e Byrosë së Kuvendit dhe përjashtimin e Genti Strazimirit, Albina Dede dhe Bedri Hoxha sepse qëlluan me vezë kryeministrin dhe ministrat.
Pjesa që e bën më tepër se komike këtë letër, është se protesta e sotme, edhe me vezë, e deputetëve demokratë lidhej me kundërshtinë e prezencës në Parlament të Armando Prengës & Co, një deputeti që ka qëlluar me armë “zgjedhësit” e tij, por që Ruçi nuk guxon të thotë asgjë për përjashtimin e tij, ashtu si dikur kur Prenga godiste me rripin e pantallonave deputetin Strazimiri dhe Ruçi ia “kurseu” ndëshkimin…

Letra e plotë e Gramoz Ruçit
Të nderuar kolegë,
“Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ndjehet i keqardhur për ngjarjet e shëmtuara të ndodhura sot në sallën e seancave plenare nga deputetët e Partisë Demokratike. Të gjithë shqiptarët e panë se si fajtorët për keqqeverisjen 8-vjeçare të Shqipërisë dhe shqiptarëve bllokuan punimet normale të Parlamentit me të gjitha mjetet jo ligjore dhe aspak parlamentare madje duke përdorur hedhje te sendeve apo vezëve ne drejtim të Kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit qeveritar.
Prandaj, bazuar në nenin 65 të Rregullores së Kuvendit, Grupi Parlamentar i PS i ka kërkuar Kryetarit të Kuvendit të mbledhë urgjentisht Byronë e Kuvendit, për të shqyrtuar kërkesën për përjashtim nga punimet e Kuvendit në seancë plenare dhe në komisione deri në 10 ditë për deputetët e grupit Parlamentar të Partisë Demokratike:
– Genti Strazimiri
– Albina Dede
– Bedri Hoxha
Këta deputetë, në mënyrë të paprecedentë kanë qëlluar me vezë Kryeministrin dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave si dhe kanë përdorur fjalë fyese, jo etike, shumë të rënda dhe aspak të denja për fjalorin parlamentar ndaj tyre.
Kjo sjellje e padenjë e tyre,  shoqëruar edhe nga anëtarë të tjerë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ka shkaktuar rrëmujë dhe kaos në mjediset e sallës plenare duke penguar zhvillimin e rregullt të seancës plenare.
GRPS kërkon që ndaj këtyre deputetëve të zbatohet masa disiplinore e parashikuar në nenin 63, shkronja „ç” të Rregullores së Kuvendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bloomberg: NATO mund të mos zhvillojë samitin e vitit 2027 në Shqipëri

Bloomberg: NATO mund të mos zhvillojë samitin e vitit 2027 në Shqipëri

08/07/2026
Rama mbron financimin e koncertit të Kanye West: 4 milionë euro për të mos turpëruar Shqipërinë

Rama mbron financimin e koncertit të Kanye West: 4 milionë euro për të mos turpëruar Shqipërinë

08/07/2026

SPAK dërgon për gjykim grupin Hoxhosmani, 15 pjesëtarë të organizatës, shitën 8.1 ton narkotikë

08/07/2026
Bardhi për pagesën e koncertit të Kanye West: Shqiptarët nuk duhet të paguajnë për një aktivitet privat

Bardhi për pagesën e koncertit të Kanye West: Shqiptarët nuk duhet të paguajnë për një aktivitet privat

07/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bloomberg: NATO mund të mos zhvillojë samitin e vitit 2027 në Shqipëri

Bloomberg: NATO mund të mos zhvillojë samitin e vitit 2027 në Shqipëri

08/07/2026
Rama mbron financimin e koncertit të Kanye West: 4 milionë euro për të mos turpëruar Shqipërinë

Rama mbron financimin e koncertit të Kanye West: 4 milionë euro për të mos turpëruar Shqipërinë

08/07/2026

SPAK dërgon për gjykim grupin Hoxhosmani, 15 pjesëtarë të organizatës, shitën 8.1 ton narkotikë

08/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.