LULZIM BASHA/ Në se sondazhet i dalin mirë Ramës pse i duhen...

LULZIM BASHA/ Në se sondazhet i dalin mirë Ramës pse i duhen Prenga, Ndoka…, e të tjerët

92
0
Shares

Sondazhet në salla të mbyllura me punonjës të administratës i paskan dalë mirë Ramës.
Vetëm se jashtë këtyre sallave, në Shqipërinë e vërtetë, në realitetin e përditshëm të njerëzve puna është pak ndryshe.
Nuk ka sot një shqiptar të vetëm, jashtë sallës me regji, që nuk është mashtruar nga Edi Rama, që nuk e ka pësuar pas shpine prej tij.
I mashtruar dhe i goditur ai që paguan energjinë elektrike 20 për qind më shtrenjte, ai që nuk gjen një shërbim në spital, ai që duhet të japë mijëra euro nën dorë për legalizimin, i mashtruar ai që nuk merr më asnjë lek për bujqësinë, ai që lë në dyqan më shumë se më parë për të njëjtin mall, ai që mbush makinën me naftën më të shtrenjtë në rajon, ai që kërkonte rend por sheh se bandat bëjnë ligjin, ai që priste rritje të ndihmës ekonomike dhe e pa emrin jashtë liste, ai që shpresonte për mirë po iku natën për një jetë tjetër në Europë, ai që kërkonte investime por investimet janë zero se paratë vidhen në dogana e tatime, çka mbetet e ndan Edi Rama me miqtë e tij, i mashtruar çdo biznes i vogël e profesion i lirë me taksa të dhjetëfishuara.
Shqipëria është sot vendi më i varfër në Europë që sundohet nga qeveria më e pasur. Me një kryeministër që erdhi në pushtet me banda e kriminelë, e mbështetet dhe sot tek ata.
Po nëse sondazhet i dalin mirë, pse i duhet Armando Prenga me pistoletë pa leje që pasi la të plagosur burrat e një fisi brenda në komisariat vjen me vrap të votojë hajdutin Ahmetaj dhe Milvën e Vilmës, pse i duhen trafikantët, pse i duhet Bushi, Roshi, Nndoka.
Nëse sondazhet i dalin mirë pse nuk e lë të gërhasë administratorin e gjysmë toni drogë por e do të lirë, në aksion. Po Cubi pse i duhet. Pse i duhet Kokëdhima. Pse i duhen Habilajt. Pse i duhet hakmarrja për drejtësi.
Nëse sondazhet i dalin mirë, pse Shullazi kalon në doganë pa u regjistruar, dhe ka në dispozicion forcat speciale të policisë.
Nëse sondazhet i dalin mirë, pse nuk bën zgjedhje të lira e të ndershme. Por fut dorën në çdo kuti, kërcënon votuesit, dhunime që s’janë parë prej vitesh, siç e tregoi raporti i fundit i OSBE-ODIHR-it.
E kundërta është e vërtetë. Çdo sondazh e nxjerr atë në rënie, në pikiatë pa kthim. Dhe shqiptarët mezi po presin ditën e ballafaqimit për t’ia treguar këtë të vërtetë me votë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY