Në PS po bëhet nami. Më saktë anë e kënd vendit po bëhet nami. Të gjithë po kërkojnë të anëtarësohen në PS.
Deklaratën e pa dëgjuar më parë, bashkë edhe me informacionin, e ka bërë të ditur vetë kryetari i pavotuar i kësaj partie Edi Rama.
Ai pretendon se një sondazh i kryer nga partia për pranimet në parti, jep të dhënat impresionuese.
Por “sihariqi” i cili “mori dhenë”, por edhe rrugët e reja “on-line” dhe “on-air”, në sekondë i zhgënjeu të gjithë.
“Nuk kemi qëllim të fusim të gjithë popullin në parti”, ishte deklarata shteruese e Edi Ramës, i cili ju “vuri kufirin te thana” të gjithë të eturve e të djegurve për tu anëtarësuar në këtë parti.
Shkurt, oferta mbaroi…!
Nuk dihet në se të mbeturit jashtë radhëve të PS-së do të tentojnë të anëtarësohen te LSI, apo do tu futen shkollave profesionale për të plotësuar më pas ato 26 mijë vendet e punës të cilat po presin dhe kërkojnë, por nuk po gjejnë persona profesionistë.
Kjo mbetje jashtë e radharëve për anëtarësim në PS, ka dhe një të keqe tjetër.
Në qoftë se këta të mbetur jashtë anëtarësimeve në PS, do të tentojnë të anëtarësohen te LSI, rrezikojnë që për shkak të xhelozisë të mos pranohen as nga kjo parti… Kjo edhe sepse, në traditën e saj, kjo parti, LSI-ja pra, pranon anëtarë në radhët e saj, vetëm anëtarë të PS, me pak fjalë, pranon anëtarë vetëm ata që kanë një kartë anëtarësie të PS-së.
Por kjo ka edhe anën tjetër të mirë.
Personat pa parti, që aspironin të anëtarësoheshin në PS e kanë një shpresë…, që anëtarë të PS-së, të vjetër apo të rinj – të fushatës së fundit të anëtarësimeve, të kalojnë te LSI, me qenë se plotësojnë kushtin e vetëm “të posedimit të një karte anëtarësie të PS” dhe për pasojë të hapen “vende vakante”në listën e anëtarëve të PS…, që pastaj këta të mund të anëtarësohen.
Informacionet më të fundit nga PS bëjnë të ditur se pritet që menaxhimin e anëtarësisë së vjetër e të re të PS-së, shpalljen e “vendeve vakante” në këtë listë anëtarësie, bashkë edhe me shërbimet shtesë, të transferimit të mundshëm te anëtarësia e LSI-së, ta japë me koncesion, ose sipas “termit modern”, me partneritet publik privat…
Zërat thonë se në këtë pjesë pritet një garë e ashpër, midis koncesionarëve, që janë në treg dhe afër qeverisë… Por gjasat më të mëdha për ta fituar këtë koncesion (allias partneritet publik privat) i ka Olsi Rama, vëllai i kryetarit të PS-së, Edi Ramës… Kjo nuk do shumë mend për të kuptuar “pse…?”.
Artur Bego
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/