Zbulohet arsyeja se përse Rama dhe Meta ishin ulur bashkë dje dhe po pinin kafe. Kjo lidhet me vonesën e eurosocialistëve, të cilët mbërritën me 45 minuta vonesë në takim.
Të rinjtë eurosocialistë që kishin mbërritur në Shqipëri që të mërkurën, kishin festuan gjatë të gjithë natës nëpër pub-et e Tiranës, duke konsumuar edhe alkool.
Kjo u konfirmua edhe nga vetë Edi Rama dje, i cili po sa u vu në dijeni të këtij fakti, dhe në fjalën e tij ua përmendi eurosocialistëve këtë fakt.
“Është kënaqësi e veçantë të takohem me ju dhe e merituat plotësisht që unë dhe Kryetari i Parlamentit t’ju prisnim, sepse na thanë që keni qenë duke festuar deri herët në mëngjes. Besoj se kjo është një pjesë e rëndësishme e jetës dhe e politikës”, tha Rama në fjalën e hapjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/