Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Peqin, deputeti i PDIU-së me vëllanë rrahin kryetarin e degës së PD

28/02/2016
Peqin, deputeti i PDIU-së me vëllanë rrahin kryetarin e degës së PD
Share on FacebookShare on Whatsapp


Deputet i PDIU-së Aqif Rakipi

Aqif Rakipi deputet i PDIU-së në qarkun e Elbasanit, së bashku më vëllanë e tij kanë masakruar kreun e degës së PD-së së Peqinit, Diell Çela.
Denoncimin  e ka bërë Sekretari i përgjithshëm i PD-së, deputeti Arben Ristani.
Sipas Ristanit, “kjo ngjarje është në kuadrin e rritjes së kriminalitetit të mazhorancës”.
Duke i bërë apel Prokurorisë të hetojë menjëherë këtë rast dhune politike, që pason atë të Ersekës, Ristani bëri të ditur më tej se, “kemi njoftuar edhe përterët tanë ndërkombëtarë. Nuk tërhiqemi nga dhuna e mazhorancës”, u shpreh më tej Ristani.

Deklarata e plotë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Arben Ristani

Dal në këtë orë të vonë për të komunikuar me ju, për një ngjarje të rëndë të ndodhur sot në Pajovë të Peqinit, rreth orës 18.00, brenda në një lokal, ku kryetari i degës tonë në këtë qytet, Diell Çela, është rrahur barbarisht nga deputeti i PDIU Aqif Rakipi dhe vëllai i tij.
Partia Demokratike e denoncon ashpër këtë ngjarje, si një sulm të pastër politik ndaj përfaqësuesit tonë.
Ngjarja vjen në kuadrin e një kriminaliteti në rritje brenda mazhorancës qeverisëse, dhe pason goditjen me armë dy ditë më parë në Ersekë të anëtarit të PD nga kryetari i PS atje.
Dhuna barbare e ushtruar ndaj kryetarit demokrat të Peqinit nga deputeti i mazhorancës është shprehje e inkriminimit dhe lehtësisë më të cilin banditët e veshur me pushtet, godasin e rrahin qytetarët dhe përfaqësuesit e opozitës.
Partia Demokratike i kërkon prokurorisë procedim të shpejtë dhe hetim serioz e të plotë të ngjarjes.
Ndërkohë, Partia Demokratike ka njoftuar dhe ka informuar ambadasat dhe partnerët ndërkombëtarë për këtë rast skandaloz dhune.
Ne duam të sigurojmë çdo qytetar, se Partia Demokratike dhe njerëzit e saj as nuk frikësohen e as nuk ndalen në betejën për të pastruar politikën dhe shoqërinë nga krimi.
Do të jemi në krye të kësaj beteje çdo ditë, dhe do ta fitojmë këtë betejë bashkë me qytetarët.

arben ristani 28 shkurt

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bloomberg: NATO mund të mos zhvillojë samitin e vitit 2027 në Shqipëri

Bloomberg: NATO mund të mos zhvillojë samitin e vitit 2027 në Shqipëri

08/07/2026
Rama mbron financimin e koncertit të Kanye West: 4 milionë euro për të mos turpëruar Shqipërinë

Rama mbron financimin e koncertit të Kanye West: 4 milionë euro për të mos turpëruar Shqipërinë

08/07/2026

SPAK dërgon për gjykim grupin Hoxhosmani, 15 pjesëtarë të organizatës, shitën 8.1 ton narkotikë

08/07/2026
Bardhi për pagesën e koncertit të Kanye West: Shqiptarët nuk duhet të paguajnë për një aktivitet privat

Bardhi për pagesën e koncertit të Kanye West: Shqiptarët nuk duhet të paguajnë për një aktivitet privat

07/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bloomberg: NATO mund të mos zhvillojë samitin e vitit 2027 në Shqipëri

Bloomberg: NATO mund të mos zhvillojë samitin e vitit 2027 në Shqipëri

08/07/2026
Rama mbron financimin e koncertit të Kanye West: 4 milionë euro për të mos turpëruar Shqipërinë

Rama mbron financimin e koncertit të Kanye West: 4 milionë euro për të mos turpëruar Shqipërinë

08/07/2026

SPAK dërgon për gjykim grupin Hoxhosmani, 15 pjesëtarë të organizatës, shitën 8.1 ton narkotikë

08/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.