Ditmir Bushati – Luljeta Çobanaj
Ministria e Jashtme bën me dije se ka përjashtuar nga shërbimi diplomatik konsullen e Shqipërisë në Milano të Italisë.
Luljeta Çobanaj sipas Ministrisë, që prej ditës së sotme nuk “është më pjesë e shërbimit konsullor të Republikës së Shqipërisë”.
Vendimi erdhi pas në një emision investigativ u denoncuan abuzimet në Konsullatën e Përgjithshme të vendit tonë në Milano.
“Në konsullatën e Milanos mund të pajisesh me dokumentacionin e kërkuar, nëse paguan sekserët e duhur. Kamera e fshehtë tregon zinxhirin dhe mekanizmin e korrupsionit në këtë konsullatë. Me 1000 euro, jo vetëm merr ‘nulla osta’, por mund të marrësh dokumentin si i martuar, edhe kur në Shqipëri je beqar”, denoncoi një natë më parë emisioni i TV “Klan, “Stop”.
“Ndërkohë për rastin në fjalë do të ketë një hetim të plotë për të identifikuar të gjitha përgjegjësitë e mundshme”, thekon Ministria më tej.
Sipas denoncimit, konsullja jepte certifikata martese kundrejt një shume prej 1 mijë eurosh pa pasur nevojë për dokumente të tjera apo vërtetime nga njësitë administrative në Shqipëri.
Ditmir Bushati – Luljeta Çobanaj
Për të ndjekur videon e denoncimit, klikoni këtu …
https://www.youtube.com/watch?v=17vW7UkJlFU&feature=youtu.be
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/