Gjykata e Lartë/ 75 dëshmitarë për Armando Prengën

Gjykata e Lartë/ 75 dëshmitarë për Armando Prengën

79
0
Shares

Gjykata e Lartë pritet të marrë në pyetje të paktën 75 dëshmitarë në cështjen penale që është ngritur ndaj deputetit socialist Armando Prenga për plagosje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Prenga u përfshi ën një konflikt me vëllezërit Cala në Lagunën e Patokut sdhe më pas edhe në ambientet e brendshme dhe oborrin e komisariatit të Lacit. Deputeti përdori armën duke plagosur dy persona.

Një vendim i mëparshëm i Gjykatës së lartë e liroi nga burgu Prengën ndërkohë që një nga viktimat e tij është ende në qeli.

Armando Prenga pritej të kthehej në Parlament por këmbëngulja e opozitës bëri që ai të hiqte dorë.

Nëse aktet nënligjore të ligjit për dekriminalizimin kalojnë sot në Parlament atëherë kthimi i Prengës do të jetë i pamundur dhe ai duhet të dorëzojë edhe mandatin. Kjo do të cojë edhe në ndryshimin e statusit të tij dhe gjyqi mund të vijojë në Gjykatën e Shkallës së parë.

Prenga nuk është paraqitur sot në gjykatë por është përfaqësuar nga avokati i tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY