Nuk dëgjuam pas kryetarit të PS-së, të fliste tjetër kush në takimin për ndarjen e teserave të PS-së… Kronika u mbyll. Mikrofonat kaluan në “off”!
Më tej, në kronikat e mediave dëgjuam Blushin që deklaronte i tensionuar jashtë salle…, “Sot isha i pa ftuar! Në sallë kishte banditë! Në salle kishte fishkëllima. Në sallë fitoi ulërima!”.
Kjo ishte pak a shumë ajo çfarë pamë e dëgjuam në këtë takim të së majtës… laburiste.
Unë e njoh herët këtë regji frikacakësh.
E njoh edhe Qazim regjisorin. E për dreq, duhet të flas për Elbasanin tim. Duhet të flas edhe për “njeriun tim” Qazim…
Turp! Sërish turp për ty Qazim!
Me ktheve vite pas, ne 2005, kur prite Nanon në një bashki fantazëm, qe si marifetçi otoman që je, i kishe përzënë punonjësit e administratës për të mos pare e dëgjuar njeri se kë prisje ti në bashki. Në atë vit, në atë takim, kërkove mëshirë për t’ët lënë të qetë në hallet e tua. U qave për të sëmuret që kishe në familje. E kështu të lamë. Një dorë në bakllava e një dorë në kadaif! Të lamë kryetar bashkie. Edhe Nano të tha…, “po të mëshiroj e s’po ta them fjalën e fundit… Qazim!”.
Por ti e paske karakter skuthllëkun! Vazhdo, ha llokmat e bakllavasë Qazim…
Neveri…!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/