Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë i ftuar sonte në emisionin “Zonë e lirë” të Arian Çanit, në TV “Klan”.
Në fillim të bisedës, në 2-vjetorin e mungesës në këtë studio ka përshëndetur Angela Martinin, me të cilën kishte qenë në të njëjtin emision, dy vjet më parë.
“Më lejo Çani të përshëndes në këtë 2-vjetor Angela Martinin, me të cilën kam qenë në këtë studio. Ajo është një simbol, ikonë e bukurisë së femrës shqiptare”.
Më pas ai i ka quajtur dy ngjarje të rënda shoqërimin e Kreshnik Spahiut sot nga policia, si dhe e ngjarjet në Elbasani me Ben Blushin në takimin e PS-së.
“Kurba e intolerancës së një partie arrin kulmin kur ajo merret me krijimtarinë e një shkrimtari. Veprat e Blushit nuk janë pronë e një partie. Kur një parti merr përsipër ti dënojë në një mbledhje partie, kjo të kujton Partinë e Punës. Ndërkohë është një absurditet ajo që kërkon Blushi. Ai kërkon që Rama të zgjidhet, por Rama është i pazgjedhshëm, është kryetar i përjetshëm. Ndërsa Fatos Nano ndryshoi Statutin e partisë dhe sanksonoi dorëheqjen e kryetarit kur partia humbet zgjedhjet, Rama e ndryshoi Statutin për të mos u votuar si kryetar kur fiton zgjedhjet”, u shpreh Berisha.
Shoqërimin e Kreshnik Spahiut ai e quajti si një rast pa precedent.
“Edi Rama bëri mbi një mijë protesta kur ishte në opozitë dhe askush nuk u arrestua”, u shpreh më tej Berisha.
Në këtë kontekst, duke ironizuar grevën e urisë së PS-së në bulevard, Berisha u shpreh se, “një picerie i shkoi xhiroja në qiell ato ditë se mbante grevistët e urisë së PS me të ngrënë”.
“Edi Rama ka vendosur në Shqipëri shtetin policesk. Ky zotëri, Edi Rama, ka në programin e qeverisë ‘një polici një shtet’”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/