Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Sipas policisë vendore, mësohet se, rreth orës 21:30, në rrugën “Irfan Tomini”, në zonën e njohur si ish-stacioni i fundit i Tiranës së Re, kanë plagosur me armë zjarri shtetasin Viljon Sakollari, 37 vjeç I punesuar ne Ministrine e Brendshme si shofer.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë transportimin e të plagosurit për në QSUT.
Në vendin e ngjarjes, grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Sipas hetimeve te para Sakollari ka rene pre e nje atentati te paramenduar. Ish-efektivi I policies ka marre 4 plumba dhe gjendja e tij eshte e rende.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/