INTERVISTA DISA MUAJ ME PARE/Carlo Bolino, 5 pyetje për Ardit Gjebrenë

INTERVISTA DISA MUAJ ME PARE/Carlo Bolino, 5 pyetje për Ardit Gjebrenë

113
0
Shares

Gazetari i njohur italo-shqiptar, Carlo Bolino është përfshirë në lumin madh të njerëzve dhe grupin e gazetarëve që po i bëjnë gjyqin publik prezantuesit dhe këngëtarit Ardit Gjebrea për intervistën rehabilituese me vrasësin e dy femrave Marjan Rrokaj.

Bolino shtron pesë pyetje për Ardit Gjebrenë:

E para është “koinçidenca” ne kohe mes intervistës dhe procedurave gjyqësore të ndërmarra nga Rroku.
A ishte Gjebrea i ndërgjegjshëm që ai reportazh, i realizuar në këtë moment, mund të influencojë vendimin e gjyqtarëve (përfshirë edhe ata të Gjykatës te Larte), të cilët, pikërisht këto ditë po vendosin mbi fatin e Rrokut?

Momenti i dytë i rëndë është rikonstruksioni rrëfyes i bërë nga Gjebrea. I gjithë reportazhi, planet e para, montazhi, muzika, kanë një qëllim të vetëm: të të mallëngjejnë. Gjithshka është ndërtuar në mënyrë që të zbutet dhe të bëhet njerëzore figura e një vrasësi, që vrau me gjakftohtësi nënë e bijë.

Për të arritur tek akti teatral i Gjebresë, që emicionohet, derisa të derdhë lot të vërtetë

Momenti i tretë i rëndë sipas gazetarit Bolino, është ai, që Marjan Rrokut i është dhënë mundësia të gënjejë pa u kundërshtuar nga askush.

Momenti i katërt i rëndë është konkluzioni skandaloz, në të cilin Gjebrea, shtrirë në një krevat marinarësh në qelinë e vrasësit, arrin, në një atmosferë të tipit “Bidai”, ta shqiptojë: “Nga të gjitha këto, mendoj se Marjani është penduar dhe për këtë duhet të dalë nga burgu”.

Mbetet prapë
një pyetje e pestë, për të cilin, ama, nuk i takon vëtëm Arditit të japë shpjegime: Në cilin burg të botës mund të shihet një drejtor ta përqafojë miqësisht një të dënuar me burgim të përjetshëm?

Gjebrea intervistoi Rrokun para 1 viti

Intervista e moderatorit Ardit Gjebrea me vrasësin Marjan Rroku është realizuar një vit më parë, në fillim të 2015-ës, por është zgjedhur të transmetohet vetëm tani kur ka të hapura disa procese gjyqësore që kërkojnë lirimin apo lehtësimine vuajtjes së burgut.
ardit gjebrea me dr e burgut

Ky fakt del në pah nga pjesëmarrja e ish-drejtorit të burgut të Fushë-Krujës në këtë intervistë. Arben Sulo shfaqet në një moment gjatë intervistës teksa futet në qeli në momentin që Rroku bisedonte me Gjebrean dhe e pyet atë nëse gjithçka shkon mirë apo nëse i nevojitej gjësend, sipas shqiptarja.com.

Por, Arben Sulo është liruar nga detyra si drejtor i burgut ë Fushë-Krujës në 12 nëntor të vitit 2015, fakt i konfirmuar për Shqiptarja.com nga Ministria e Drejtësisë.

Ajo që është e sigurt, është se intervista është realizuar para shkurti. Kjo pasi në këtë muaj, Arben Sulos ju bë atentat me tritol pranë portit të Durrësit, ku ai mbeti i plagosur rëndë, e për muaj me radhë deri në verën e 2015-ës mori mjekim të specializuar jashtë Shqipërisë.

Vetëm pak kohë më parë, në shkurt të 2016-ës, Marjan Rroku ju drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për të shpallur antikushtetues vendimin me burgim të përjetshëm dhënë nga Shkalla e Parë, ndërsa GJykata e Lartë nuk e mori në shqyrtim çështjen e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY