Mocion për rrëzimin e Qeverisë, opozita nis takimet

Mocion për rrëzimin e Qeverisë, opozita nis takimet

70
0
Shares

Nisma për Kosovën gjatë ditës pritet të mbajë takime me shefat e grupeve parlamentare të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizjen “Vetëvendosje”, për t’i harmonizuar qëndrimet dhe veprimet e mëtutjeshme lidhur me mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.

Deputeti i Nismës, Enver Hoti, tha se janë në konsultim me opozitën dhe besojnë se iniciativa e tyre do të jetë e suksesshme.

“Jemi në konsultim të ngushtë me opozitën dhe sot do të kemi takime me shefat e grupeve parlamentare të AAK-së dhe LVV-së. Do të harmonizojmë qëndrimet dhe veprimet e mëtutjeshme”, ka thënë Hoti.

Ai tha se sot do të bisedojnë edhe me deputetët tjerë për t’i bindur në dhënien e nënshkrimit të tyre.

“Jam plotësisht optimist që do t’i mbledhim këto nënshkrime për inicimin e mocionit të mosbesimit pasi shumë deputetë mendojnë që vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme”, deklaroi Hoti për Telegrafin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY