Pronari i Omega Pharma kërkon të lërë burgun, padi në Gjykatën e...

Pronari i Omega Pharma kërkon të lërë burgun, padi në Gjykatën e Lartë

182
0
Shares

Pronari i një kompanie farmaceutike që u arrestua në tetor të vitit të kaluar po bën përpjekje për ti shpëtuar burgut.

Nadir Causholli i cili drejton kompaninë Omega Pharma ka nisur një kërkesë në Gjykatën e lartë për të vlerësuar masën e arrestit, përmes të cilës kërkon lënien e tij në gjendje të lirë.
nadir caushalloi kerkesese

Causholli i është drejtuar Gjykatës së Lartë në fund të janarit dhe në kërkesën e tij rreshtohen shkeljet e pretenduara për arrestimin dhe caktimin e masës së sigurisë nga gjykata e shkallës së parë.

Në tetor të 2015 u bë ndalimi i 13 personave të dyshuar nga hetimi i Prokurorisë për skandalin e rimbursimit të ilaçeve me fatura false.

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar ndalimin e 13 personave, përfshirë pronarin e një depoje të madhe farmaceutike, të akuzuar se kanë qenë pjesë e skemës së vjedhjes së parave shtetërore me receta e fatura fiktive.

Sipas akuzës rezulton se në krye të kësaj skeme qëndron shtetasi Nadir Çausholli, administrator i depos farmaceutike “Omega Pharma”. Objekti i hetimit fillimisht ka pasur të bëjë me rimbursimin e çmimeve të medikamenteve mjekësore, për receta të ekzekutuara pranë katër subjekteve farmaceutike, “Farmacia Lundër”, “Nutrimed 2012”, “Bërzhitë”, dhe “Adelina”. Për këto farmaci fantazmë, që aktivitet të vetëm kanë pasur vjedhjen e parave të shtetit, Prokuroria zhvilloi hetime dhe arrestoi nëntë të dyshuarit e parë në qershor 2015.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY