Protesta e sotme e aktivistëve të shoqërisë civile është zhvendosur para Komisariatit Nr. 1 të Policisë vendore ët Tiranës.
Aktivistët e shoqërisë civile, të vendosur në kauzën e tyre janë ulur këmbëkryq para Komisariatit Nr. 1 deri në lirimin e të gjithë shokëve të tyre që u shoqëruan paradite pas përplasjes me policinë.
Ndërkohë, mësohet se janë 4 persona të shoqëruar, ndërsa një 22-vjeçar është arrestuar pasi i ka ikur nga duart policisë kur po shoqërohej në furgon.
Protesta e sotme te Liqeni, degjeneroi në dhunë nga ana e policisë bashkiake dhe asaj të rendit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/