Komisioni Parlamentar mbyll pa asnjë vendim mbledhjen për Reformën në Drejtësi

Komisioni Parlamentar mbyll pa asnjë vendim mbledhjen për Reformën në Drejtësi

62
0
Shares

Komisioni i posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi ka përfunduar mbledhjen pas rreth tre rë debatesh, pas asnjë marrëveshje.
Objekt diskutimi i mbledhjes së sotme ishte drafti i Komisionit të Venecias, i cili mbërriti disa ditë më parë.
Opozita mbajti qëndrimin se fillimisht duhen zgjidhur çështje politike të reformës, që sipas Eduard Halimit janë 10 pika. Ndërsa, Pandeli Majko e cilësoi këtë kërkesë si tentativë për të bllokuar reformën. Kurse thirrja e Spartak Brahos ishte për gjetjen e konsensusit.
Në përfundim të mbledhjes, përfaqësuesit e opozitës akuzuan kolegët e PS-së se nuk pranojnë të ulen në dialog, pasi sipas tyre, nuk duan drejtësi sipas Komisionit të Venecias.
Sipas opozitës, mbledhja u mbyll pa një datë se kur do të ketë dialog për reformën në drejtësi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY