FOTO/ Lulzim Basha në Berat, shtrëngon duart merr edhe mbështetjen e Cekes

FOTO/ Lulzim Basha në Berat, shtrëngon duart merr edhe mbështetjen e Cekes

119
0
Shares

“Në Berat situata sa vjen dhe përkeqësohet. Papunësia rritet, taksat po ashtu, pamundësia e qytetarëve për te përmbushur nevojat bazë shtohet, xhiroja e bizneseve bie. Kjo është situata që më parashtruan sot qytetarët dhe tregtarët ne Berat”.
Kështu u shpreh kreu i PD-së Lulzim Basha, në një takim me banorë të Beratit.
Në këtë takim, midis protestuesve të shumtë, binte në sy edhe aktori i humorit, Sejfulla Myftari, i njohur nga të gjithë si Cekja. Me këtë rast, kreu i PD-së Basha dhe Cekja patën edhe një shtrëngim duarsh, si dhe shkëmbim batutash.


lulzim basha, cekja i beratit

Deklarata e plotë e kreut të PD-së, Lulzim Basha në Berat
Në Berat situata sa vjen dhe përkeqesohet. Papunësia rritet, taksat po ashtu, pamundesia e qytetarëve për te përmbushur nevojat bazë shtohet, xhiroja e bizneseve bie. Kjo është situata që më parashtruan sot qytetarët dhe tregtarët ne Berat. Me çfarë bilanci vjen para beratasve para shqiptarëve Edi Rama? Me papunësi, me varfëri në rritje, me çmime më të larta, me taksa më të larta, me arbitraritet, me arrogancë, me fjalën burg që nuk i ndahet në asnjë fjalim, me vjedhje të mëdha, me skandale akoma më të mëdha, me asnjë reformë të vërtetë por me masa represive për të goditur qytetarët, për të goditur tregun, për të goditur biznesin, për të goditur liritë, për të goditur studentët, për të goditur burrat e për të goditur gratë.
Që sot në këtë 8 Mars nuk kanë asnjë arsye të vërtetë të ndihen më të lumtura se një vit më parë apo dy vite më parë, apo tre vite më parë. Por kanë shumë arsye të ndihen më të shqetësuara, më me shumë ankth për veten e tyre, për familjet e tyre e në veçanti për fëmijët e tyre. Ja pra ku jemi, ky është produkti i një qeverie që erdhi me mashtrime, qeverisi me mashtrime dhe me vjedhje dhe po mundohen t’i ikin gjykimit të qytetarit shqiptarë përsëri me mashtrime.
Në këtë udhëkryq ka vetëm dy rrugë. Një rrugë është kjo që kanë nisur Edi Rama, me një grusht njerëzish që përfitojnë. Nuk është se përfitojnë të gjithë socialistët, dëshmitarë jeni edhe ju. Dhe kjo është rruga që na çon drejt rënies së shtetit ligjor, ndërtimit të shtetit personal të Edi Ramës njësoj si shteti personal i Enver Hoxhës. Mosrespektimi i të drejtave të njeriut, mospasjes së asnjë dere ku të qajnë hallet qytetarët, mosdhënies llogari për paratë që ju merren si taksave, vjedhjes dhe batërdisjes së buxhetit të shtetit, mosndërtimit të asnjë shkolle të re, mos hapjes së asnjë vendi të ri pune.
Rruga tjetër për Shqipërinë është rruga e Partisë Demokratike e opozitës, e qytetarëve që nuk duan asnjë minutë këtë gjendje të paparanueshme dhe që kërkojnë shpëtim. Është rruga e një alternative të re, e një ekipi të ri, e një zotimi të ri dhe të një bashkimi të ri të shqiptarëve. Jo për dokrra, as me parulla mashtruese si ajo e Rilindjes por për plane konkrete të cilat me vendosmëri do të vihen në punë dhe do të prodhojmë për shqiptarët rrugën e e nxjerrjes nga kriza. Të prodhojmë për shqiptarët një të nesërme të sigurtë, një ekonomi të fortë që të prodhojë vende pune, me rroga dhe paga më të mira për shqiptarët dhe fëmijët e tyre.
Cila është kjo rrugë?
Së pari, është rruga e marrjes në dorë të taksave të shqiptarëve nga kthetrat e korrupsionit. Me 1.2 miliardë euro që janë vjedhur vitin e kaluar, me 1.2 miliardë të tjera që janë marrë borxh në dy vjet e gjysëm. 2.4 miliardë euro sot duhet të kishin përfunduar të gjitha veprat infrastrukturore të Shqipërisë, në fakt kanë mbetur në vendnumëro.
Sot duhet të kishim mësues që paguheshin më shumë, mjekë që paguheshin më shumë, pensionistë që merrnin pension më shumë. Ndihmë shoqërore, ndihmë ekonomike për të gjithë ata që janë në pamundësi dhe çmimi të ulur dhe të subvencionuar të energjisë elektrike. Sot duhet të kishim subvencione në masën 100 milionë euro në vit për bujqësinë.
Asnjë nga këto s’ka ndodhur. Pse? Sepse paratë kanë përfunduar në grushtat e pesë njerëzve, Edi Ramës, Koço Kokëdhimës, Saimir Tahirit, Arben Ahmetaj, Ilir Beqës dhe ndonjë tjetri.
Çlirimi i parave të shqiptarëve, se janë paratë tuaja është prioriteti numër një dhe së dyti, kthimi i këtyre parave në xhepat tuaj.
Së dyti duke ulur taksat, 9% taksë e sheshtë për biznesin e mesëm dhe të madh, 9% kontributi shoqëror, 15% TVSH-ja. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që gjithsecili prej jush, çdo shqiptar do të ketë në xhep në fund të vitit për kokë jo për familje, 400 euro më shumë se sesa kanë sot. Paratë që do t’i keni mudënsi ti destinoni vetë sipas nevojave, problemeve apo projekteve e tuaja duke i dhënë tregut një stimulim të drejpërdrejtë , duke i dhënë biznesit një shtysë që të financojë projekte të tjera, të investojë më shumë, të hapë më shumë vende pune, duke i dhënë bankave një arsye që ti ç’kyçin dyert e depozitave që i kanë mbyllur nga frika sepse s’kanë siguri.
Si mund të kesh siguri të investosh në një vend ku qeveria zhduk 1.2 miliardë euro në vit ? Prandaj të krijojmë një implus pozitiv, t’i ndërrojmë rrjedhën Shqipërisë dhe kjo kërkon ndryshim dramatik, ndryshim rrënjësor.
Ne jemi gati. PD ka përfunduar plotësisht programin dhe së shpejti do të ulemi me qytetarët shqiptarë, anemanë vendit për t’ua shpalosur këtë ofertë dhe njerëzit që do ta vënë atë në veprim.
lulzim basha berat

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY