Nëse një patrullë policie të merr patentën në rast të konstatimit të një shkeljeje nuk do të dilni më në komision. Ndryshimet në ligj parashikojnë që komisionet pranë komisariateve të Policisë Rrugore të shkrihen. Kjo sepse rezulton që ato të mos jenë efektivë kur prej dy vitesh funksionon Gjykata Administrative.
Nisma ligjore është ndërmarrë nga Ministria e Brendshme, e cila në bashkëpunim me drejtues të Policisë Rrugore dhe të Ministrisë së Transporteve pritet ta konkretizojnë me një propozim konkret.
Ish-drejtues të Policisë Rrugore dhe ekspertë të fushës pranojnë faktin se komisionet e Policisë Rrugore, tashmë nuk janë funksionale.
Ing. Islam Qibini, ish-Drejtues i Policisë Rrugore: “Inspektori i policisë rrugore që është në terren shqyron dhe gjykon më mirë kundravajtjet administrative. Ndërsa OASH shqyrton në mënyrë formale dhe qytetari nuk ka pse sorollatet që të vijë nga rrethet dhe të rrijë me ditë të tëra duke pritur radhën.”
Aktualisht në bazë të nenit 201 të Kodit Rrugor kundravajtjet në fushën e qarkullimit rrugor me vlerë mbi 5000 lekë të reja shqyrtohen, sipas rastit, nga Komisioni i Policisë Rrugore në territorin në të cilin është efektiv agjenti verifikues që merr vendimin. tvklan
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/