Bankat shqyejnë ARMO-n, edhe Tirana Bank nis procedurat e sekuestrimit

Bankat shqyejnë ARMO-n, edhe Tirana Bank nis procedurat e sekuestrimit

100
0
Shares

Tani është kompania më e keqe në Shqipëri por ia ka dalë që të marrë hua miliona euro pa pasur kapacitete t’i kthejë për shkak të menaxhimit të keq, abuzimit dhe korrupsionit.

ARMO do të ndajë një copë të saj edhe për bankën tjetër Tirana bank e cila ka nisur procedimin e sekuestrimit nëpërmjet një shoqërie përmbarimore.

“Në 3 mars, Zyra Përmbarimore Private “TDR Group” i është drejtuar QKR-së, ku, me kërkesë të kreditorit Banka e Tiranës, ka urdhëruar: Vendosjen e masës së sekuestros konservative mbi të gjitha aksionet e zotëruara nga debitori shoqëria “ A.R.M.O” dhe dorëzanësve të tij, “Anica Mercuria Refinery Associated” dhe kompanisë tjetër “Deveron Oil Albania”. Bllokimi është bërë për shkak të mosshlyerjes së një kontrate kredie të lidhur në vitin 2010 dhe me shtojcë në vitin 2011. Urdhri i sekuestros nuk e thotë shumën, por në bilancin e kompanisë për vitin 2013, huaja ndaj Tirana bank është rreth 2.8 milionë euro. Ndërsa Deveron Advisor Corp zotëron shoqërinë Oil Albania dhe konsiderohet se është person i lidhur me zotëruesit e aksioneve të shoqërisë ARMO. Deveron është krijuar në nëntor të 2013 dhe prej shkurtit të 2014 operon në rafinerinë e Ballshit”, shkruan revista monitor.

Pak ditë më parë, një tjetër bankë, Raiffeisen nxorri në shitje përmes përmbaruesve të EPSA një pjesë të uzinës së përpunimit të naftës të rafinerisë së ARMO, (truall dhe ndërtesa në fshatin Drizë), për një kredi të pashlyer rreth 20 milionë euro. Ankandi dështoi, pasi nuk u paraqit asnjë i interesuar dhe do të shpallet një ankand i dytë në një datë të përshtatshme. (

Pak ditë pas dështimit të ankandit, Albpetrol njoftoi se fitoi gjyqin në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë ndaj rafinerisë së përpunimit ARMO për një detyrim 30 milionë euro.

Ndërkohë në vjeshtën e vitit të kaluar OSSH i ndërpreu energjinë elektrike për rreth 70 mijë euro të papaguara. Kompnia të distribucionit të naftës e kanë hedhur në gjyq dhe presin të marrin shuma të mëdha që u detyrohet ARMO

Kompania vlerësohet se ka mbi 470 milionë dollarë borxhe, nga të cilat 220 milionë dollarë ndaj Tatimeve ndërsa pjesa tjetër ndaj palëve të treta, veçanërisht bankave.

Kompania ka ndërprerë aktivitetin dhe prej 10 muajsh nuk ka paguar punonjësit.

Pak javë më parë, kryeministri Rama ka urdhëruar ngritjen e një grupi të posaçëm pune me përfaqësues të disa ministrive dhe Avokaturës së Shtetit. Brenda dy muajsh, grupi pritet të dërgojë në qeveri një dokument me propozimet për zgjidhjen e krizës, thotë tch. Variantet e identifikuara janë vetëm tre, rishtetëzimi i kompanisë, likujdimi i saj ose shitja e mundshme nga investitori.

Zgjidhja e ARMO-s do të jetë një nga këto tre opsione. Varianti i parë, me gjasa nuk do të kishte kosto për buxhetin, pasi ARMO ka borxhe të mëdha në shtet. Por ai do të kërkonte arritjen e marrëveshjes me pronarët privatë.

Aktualisht 85 përqind e ARMO-s zotërohet nga një grup azer i quajtur Heni Asets dhe 15 përqind nga shteti shqiptar. Grupi azer e bleu kompaninë nga Rezart Taçi, por u largua sërish pasi u njoh me gjendjen e vërtetë financiare të saj.

Huatë që ARMO i ka bankave shqiptare e të huaja (mijë lekë, sipas bilancit 2013)

FBME Bank 7,010,000

Raiffeisen bank 2,741,812

Credins bank 1,885,000

Overdraft Credins 150,323

Tirana Bank 361,776

Të tjera 137,000

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY